BallinaLajmeE gjithë MPB-ja pa sigurim shëndetësor: “Të sigurohet një zgjidhje e përhershme”,...

E gjithë MPB-ja pa sigurim shëndetësor: “Të sigurohet një zgjidhje e përhershme”, reagon Sindikata e Pavarur

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) vlerëson se situata me sigurimin shëndetësor të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme është e papranueshme dhe nuk duhet të përsëritet në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

Nga sindikata bëjnë të ditur se e ndjekin me vëmendje problemin, i cili është shfaqur sërish në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë.

Gjatë ditës, SPP-ja do t’i dërgojë një shkresë ministrit të Punëve të Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente në Fond, me qëllim që problemi të zgjidhet sa më shpejt dhe të sigurohet një zgjidhje afatgjatë, në mënyrë që situata të mos përsëritet në të ardhmen.

“Sindikata e Pavarur e Policisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të pjesëtarëve të MPB-së dhe do të reagojë gjithmonë kur të drejtat e tyre vihen në pikëpyetje”, theksojnë nga sindikata.

Ndërkohë, “Sloboden Peçat” raportoi sot se që nga dita e djeshme të gjithë të punësuarit në MPB kanë mbetur pa sigurim shëndetësor. Sipas raportimit, pacientë janë kthyer nga kimioterapia, procedurat diagnostikuese dhe laboratorët, me arsyetimin se duhet të paguajnë shërbimet privatisht ose të presin derisa të rregullohet situata.

Sipas burimeve të gazetës nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, problemi është shkaktuar pasi një pjesëtar i policisë është rikthyer në punë me vendim gjyqësor. Për këtë arsye, kontributet e tij pritet të regjistrohen gjatë ditës së sotme, pas së cilës të gjithë të punësuarit në MPB pritet të kenë sërish sigurim shëndetësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments