15.6 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeDy vite pa rroga, këshilltarët e BESËS kundër Blerim Sejdiut: E çojnë...

Dy vite pa rroga, këshilltarët e BESËS kundër Blerim Sejdiut: E çojnë në “Izvershitell”

Këshjilltarët e këshillit komuna të Zhelinës gjegjësisht ata të BESËS kanë qenë më të zëshëm kundër Blerim Sejdiut. Siç mëson portali TS, 7 këshilltar të BESËS dhe 4 të BDI-së dje kanë ngritur iniciativë dhe e kanë dërguar  kreun e Zhelinës, Blerim Sejdiun në përmbarues për të marrë pagat e tyre.

Portali TS mëson se kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nuk i ka paguar mbi 1 vit e gjysëm këshilltarët dhe ata nuk kanë formë tjetër për të marrë pagat e tyre.

“Kemi zgjedhur rrugën e fundit për ti marrë pagat tona, dhe e kemi dërguar në përmbarues se e vetmja rrugës është, nuk ka rrugë tjetër. E kemi paraljamëruar, kemi biseduar kemi bojoktuar të gjitha format i kemi bërë, por pa sukses andaj vendosëm që kjo të jetë rruga e fundit” u shpreh për TS një nga këshilltarët e këshillit komunal.

Vlen të thekësohet se komuna e Zhelinës është e vetmja komunë në Maqedoninë e Veriut e cila i ndërpritet rryma elektrike shkaku i borxheve, shumë fshatra ngelin pa ujë të pijshëm shkaku i borxheve ndaj EVN-së që i ka krijuar Blerim Sejdiu.

Kjo është lista e këshilltarëve të BESËS që janë kundër Blerim Sejdiut për rrogat.

1.Bujar Baftijari Zhelinë BESA
2. Bashkim Limani Pallaticë BESA
3. Lejla Hajdari Strimnicë BESA
4. Naser Beqiri Trebosh BESA
5.Kadire Amiti Dëbërcë BESA
6. Fauzi Neziri Grupçin BESA
7.  Atnan Ilazi Dëbërcë BESA
8. Elmedin Abdi Sallarevë BESA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments