15.9 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeDy kandidatë më serioz për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë,garë e...

Dy kandidatë më serioz për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë,garë e madhe brenda VLEN për zëv/guvernator…?

Zoran Stavreski dhe Trajko Slavevski janë kandidatët më seriozë për postin e guvernatorit të ri të Bankës Popullore, pasi mandati i guvernatores aktuale, Anita Bezhoska-Angelovska, përfundon më 22 maj.Poashtu luftë e madhe garuese politike do të jet edhe zgjedhja e ZËVENDËS GUVERNATORIT nga rradhët e VLEN…Brenda VLEN-it,Bilall Kasami ka një kandidaturë të gjinisë femërore,nga Tetova(e afërt me LVV), LD insiston për shkupjan të gjinisë mashkullore,ndërsa derisa ishin raportet as me shehër as me Barilevë ASH e Taravarit kishte në opsion dy kandidat një nga Gostivari dhe tjetri nga Kumanova ?

Sipas një ankete të brendshme të VMRO-DPMNE-së, Stavreski renditet i pari në listë,(njeri shumë i afërt i Nikolla Grujevskit) ndërsa menjëherë pas tij vjen Slavevski. Për këtë funksion përmenden edhe kandidatë të tjerë, përfshirë edhe Majа Kadievska Vojnoviq, anëtare e Bordit Mbikëqyrës të KIBS dhe të Bankës Komerciale të Manastirit..

Propozimi për guvernatorin e ri duhet të dorëzohet në Kuvend nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

================================================

www.telegrami.mk

Tetovë 10.05.2025

P.S Respekte për të kaluarën politike të zv/guvernatorit të tashëm nga rradhët e BDI-së,por jo edhe për punën si zv/guvernator…gjatë mandatit të ti nuk pati ngritje të shqiptarëve nëpër detyra elitare në Bankën Popullore as në gradime administrative …por nuk haroi që elitës politike të BDI-së tu bëjë shërbime administrative dhe autoritare posaçërisht me qytetarin votues dhe të punsuarit shqiptar as që takohej …ose në udhëtim zyrtar ose i zënë me palë ?…Do kishte thënë Kadareja në fjalët e Ali Pashë Tepelenës kur e lanë vetë shqiptarët e Janinës… …Ju deshta …por jo aq sa prisnin ia ktheu ndërgjegja …shyqyr që kishte përfundim mandati sepse erdhi partiakisht në at vend pune…www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments