6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaDW / Protesta kundër masave të Coronës në Gjermani - sinjal për...

DW / Protesta kundër masave të Coronës në Gjermani – sinjal për radikalizim?

Reagime të shqetësuara në Gjermani pas protestave të fundjavës kundër kufizimeve për shkak të pandemisë. Frikë nga marrja peng e protestave prej ekstremistëve të djathtë e keqpërdorimit të tyre nga forca antidemokratike.

Pas demonstratavee kundër masave kufizuese që janë marrë në kuadër të pandemisë së Coronës, politikanë kryesorë gjermanë shprehin shqetësimin e paralajmërojnë nga radikalizimi i tyre. Kush e mohon një pandemi dhe bën thirrje për shkelje të masave mbrojtëse, përdor paturpësisht pasigurinë e njerëzve për të destabilizuar e ndarë shoqërinë, tha bashkëkryetarja e Partisë Socialdemokrate, SPD, Saskia Esken për gazetat e grupit Funke Mediengruppe. “Të heqësh vështrimin e të heshtësh nuk ndihmon. Këtu duhet të dalim kundër si demokratë të aftë për debat.” Esken theksoi, se dhuna kundër policëve nuk duhet të tolerohet ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.

Saskia Esken (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, mbajti qëndrim të qartë. “Ne nuk lejojmë që ekstremistët të përdorin krizën e Coronës si platformë për propagandën e tyre armiqësore kundër demokracisë”, tha Ziemiak. Shqetësimet e njerëzve ne i marrim seriozisht, por duhet të veprojmë me konsekuencë kundër atyre që i nxehin edhe më shumë shqetësimet  e njerëzve me teori konspirative e lajme të rreme.

Protestat rrezikohen të merren peng nga ekstremistët e djathtë

Protestat kanë sjellë shqetësim, sepse në disa prej tyre mes demonstruesve janë përzier ekstremistë të djathtë dhe përkrahës të teorive konspirative. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Të Gjelbërve në Bundestag, Konstantin von Notz u shpreh, se është legjitime të kritikosh masat dhe të shprehësh pakënaqësinë. “Por shkojnë e bashkohen të gjithë ata, që vënë pikëpyetje mbi sistemin dhe politikanët i quajnë marioneta të George Soros apo Bill Gates”, tha von Notz për gazetën “Die Welt”.

Paul Ziemiak

Sipas drejtorit të Zyrës Federale të Kriminalistikës, Holger Münch teoricienët konspirativë e “kanë pritur me mirënjohje” temën e virusit Corona. Të hënën në Berlin ai tha, se në javët e para të pandemisë nuk ka pasur më shumë përmbajtje të tilla, sepse virusi luante një rol më të madh. Me fillimin e demonstratave, filluan sidomos aktorë të spektrit të ekstremit të djathtë të përpiqen të marrin peng protestat e qytetarëve. Kërkohet më shumë shpjegim për virusin, si edhe për mundësitë e mbështetjes ekonomike, që protestat të mos marrin përmasa shqetësuese. Münch e sheh si të mundur, që të ketë zhvillime të përafërta me ato gjatë krizës së refugjatëve.

Stuttgart Demonstration gegen die Corona-Beschränkungen (picture-alliance/dpa/S. Gollnow)

Reagime shkaktoi të hënën edhe një letër e një punonjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, në të cilën ai e sheh me dyshim strategjinë kundër pandemisë së Coronës-duke përdorur për këtë logon zyrtare të departamentit të tij. Sipas raportimeve të mediave, ai bën fjalë për “alarm global të gabuar”. Ministria Federale e hodhi poshtë këtë letër duke e cilësuar si “mendim privat”. Sipas “Spiegel” ky punonjës u lirua nga funksionet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments