-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDW / Propaganda ruse kundër Evropës në kohën e virusit Corona

DW / Propaganda ruse kundër Evropës në kohën e virusit Corona

A po e përdor Rusia krizën Corona për të përhapur Fake News? Vëzhguesit evropianë thonë, se në mediat ruse ka shenja të këtilla.

Transmetuesi rus i lajmeve “Sputnik” pohon, se virusi Corona është zbuluar në Letoni, sepse “atje ka shumë biologë dhe farmacistë të talentuar”. Burimet tjera të afërta me Kremlinin thonë, se virusi është krijuar në laboratorin britanik ushtarak “Porton Down”, afër Salisbury.

Vëzhguesit e Komisionit Evropian të BE kanë analizuar 80 raste të prezantuara në mediat ruse, në platformat apo autorët e afërt me Kremlinin. Por a mund të flitet për një fushatë të organizuar dhe luftë speciale të propagandës kundër Perëndimit?

Mesazhet e pasakta

Pjesët nga mediat ruse që botohen nën titullin “Kremlini dhe dezinformatat për virusin Corona”, në web-faqen euvsdisonfo.eu janë tepër kontradiktore. Mund të fitosh përshtypjen se këto përpjekje për dezinformim janë kundërthënëse, thuhet në shpjegim. Për shembull, në “Oriental Review” që është i afërt me Kremlinin shkruan: “Kur të kalojë paniku, do të shohim se nga Covid-19 do të ketë më pak të vdekur se nga një grip normal”. Në artikull flitet për motive raciste si një pjesë e fabrikimeve me frikën nga Corona.

Në portalin “Geopolitica” nga ana tjetër, Alexander Dugin shpjegon të kundërtën. Nacionalisti rus dhe një nga ithtarët e kishës ortodokse ruse thotë se virusi Corona do të ndryshojë tërë rendin botëror, pas “marshimit të tij në planet”. Ai thotë se zotërit do të hakmerren ndaj stilit perëndimor të jetës.

Por çfarë fshihet pas këtyre pohimeve dhe a mund të flitet për plane të caktuara? Qëllimi është krijimi i pasigurisë tek njerëzit në botën perëndimore, krijimi i “mosbesimit dhe pasaktësisë”, mendojnë ekspertët evropianë. Peter Stano, zëdhënësi i shërbimit të BE për politikë të jashtme, thotë: “Ne kemi vërejtur se ka një rritje të informacioneve të rreme që vijnë nga hapësira jashtë BE, ndër tjerash edhe nga Rusia, nga burimet e afërta me Kremlinin”. Rusia nuk është burimi i vetëm, por kushdo të jetë, ai është duke luajtur me jetën e njerëzve.

Përgënjeshtrimet dhe interpretimet

Peter Stano Pressesprecher der EK für Erweiterung und Nachbarschaftspolitik (European Commission)

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka përgënjeshtruar këto pohime, të publikuara fillimisht në “Financial Times”. “Këto janë akuza të pabaza dhe një obsesion me Rusinë”, tha ai duke shtuar: “Kritikat janë absurde dhe pa dëshmi konkrete”.

Përgënjeshtrimi është mbështetur menjëherë nga “Russia Today”. Nebojsa Malic, i cili prezantohet si gazetar serbo-rus, shkruan: “Kur nuk mund të bësh asgjë tjetër, atëherë fajëson Rusinë. Po shihet qartë se qëllimi është të hiqet vëmendja nga pandemia me virusin Corona dhe të fajësohet Rusia”.

A qëndron Kremlini pas propagandës?

A po e shfrytëzon vërtet Kremlini virusin Corona për të nxitur opinionin kundër Evropës? Eksperti britanik për Fake-News, Ben Nimmo, i cili vëzhgon rregullisht mediat ruse, pohon se është pak e mundur që “Putini të kapë telefonin dhe të kërkojë një gjë të tillë”. Nuk është fare e nevojshme, që të organizohet një fushatë e orkestruar nga një vend. “E gjitha tingëllon më shumë si një atmosferë e toneve antiperëndimore e më pak si një fushatë e lidhur drejtpërdrejt me Kremlinin”.

Der Sprecher des russischen Präsidenten Dmitri Peskow (picture-alliance/M.Metzel)

Dmitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit

Në rastin e goditjes me raketë të avionit Malaysia Airline MH17 apo aneksionit të Krimesë, gjërat janë zhvilluar më ndryshe. Në të dy rastet, në të gjitha mediat, janë publikuar tekste me fjalë të njëjta, që do të thotë se urdhëri ka ardhur prej aparati qeveritar. Tek Corona kjo nuk është e domosdoshme, thotë Nimmo, sepse redaksitë si Russia Today apo Sputnik e dinë se Perëndimi duhet të prezantohet sa më keq.

Europarlamentari nga partia ekologjiste dhe eksperti i Rusisë, Sergey Lagodinsky thotë se raportimet në mediat ruse për virusin Corona janë “një dëshmi më shumë e raporteve mes vendeve tona”. Tenori është që Rusia vet ka pak raste, ndërsa BE është goditur shumë rëndë. Në këtë mënyrë përpiqen të përhapin panik.

Politika e jashtme

Agnieszka Legucka nga ThinkTank “Carnegie Europe” thotë, se mediat ruse kanë resurse dhe fuqi të mëdha transmetimi. “Prej vitit 2020 ato janë duke përhapur lajme të rreme për virusin Corona me qëllim që të krijohet mosbesim tek institucionet e shtetit dhe istitucionet e shëndetit në Evropë.” Ajo i quan këto media ruse si burime të Fake News, siç është edhe “Internet Research Agency”, e pronarit Yevgeny Prigozhin, një mbështetës i fuqishëm i Putinit.

Legucka pohon: “Me metoda dhe kanale të ndryshme, pala ruse po përpiqet të përhapë informacione të rreme, me të cilat kontestohet politika dhe institucionet evropiane. Shikuar nga strategjia ruse e politikës së jashtme, mund të konstatohet se kjo propagandë ruse nuk do të ndalet”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments