13.3 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeDriton Nebiu, Drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar / Pesë banesat...

Driton Nebiu, Drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar / Pesë banesat e Gruevskit vlerësohen në 1.9 milion euro!

NUK ËSHTË SHITUR AS 1/3 E PRONËS SË MIJALKOVIT, TESHAT E BOKI-13 NË SHITJE”

Pas miratimit nga ana e Qeverisë, banesat e konfiskuara të ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, do të dalin në shitje, njofton KlanM.

Vlera e dy banesave në “Rrugën e Bihaqit” në Shkup dhe tre apartamentet në “Panorama Rezidens”, sic percjell KlanM, vlerësohën në 1.9 milion euro, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Driton Nebiu, Drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar.

“Sipas dokumentacionit që posedoj nga Byroja për ekspertizë ligjore, e gjithë prona ende nuk është kompletuar me vlerësimin, kemi edhe dy prona të patunshme. Për gjithë të tjerat vlerësimi është bërë, për të gjitha banesat dhe vlera është diku rreth 2 milion euro. Vlerësimi është bërë nga Byroja për ekspertizë ligjore dhe nëse dalin në shitje, nëse ankandi përfundon me sukses, kjo shumë mund të kthehet shpejt në buxhetin e shtetit” – tha Driton Nebiu.

Sipas Nebiut, nuk është shitur as një e treta nga prona e konfiskuar të ish-Shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Ai, sic percjell KlanM, paralajmëroi se së shpejti në ankand do të vehen mbi 20 prona të Mijalkovit.

“Është e habitshme përse mbeti pa u shitur një pjesë e pronës së Mijalkovit. Pasi erdha në këtë pozitë ndërmorëm hapa serioz që t`i shqyrtojmë gjithë lëndët dhe mundësitë që të kemi mundësi t`I vëmë në ankand public pronat nga lëndët për të cilët ekzistojnë aktvendime të plotfuqishme nga Gjykata” – tha Driton Nebiu.

Sipas Nebiu, vlerësimet për veshmbathjet e të dënuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, shkojnë në 650 mijë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments