19.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Nastradini dhe mbreti

Dritan Goxhaj / Nastradini dhe mbreti

Një herë e një kohë një mbret kish dëgjuar se ekzistonte një gënjeshtar i madh dhe
ishte bërë kurioz ta njihte e ta provonte a do të mund ta gënjente edhe atë
gënjeshtari. Dha urdhër t’ia sillnin në pallat. Pasi e gjetën ja sollën dhe ai ishte
Nastradini. Mbreti ju drejtua Nastradinit me dashamirësi duke i thënë “ kam
dëgjuar se je gënjeshtari më i madh. Ndaj dua që të provosh të më gënjesh edhe
mua nëse mundesh”.
E njëjtja gjë na ndodhi edhe ne shqiptarëve andej e këndej Drini. Ne jo vetëm që e
kishim dëgjuar por edhe parë në kurriz që prej 10 vitesh sesi Kryeministri i
Shqipërisë që mos qoftë Ed(vin) Rama na gënjen sa herë që hap gojën të flasi. Por
sërish vjet ne ju vumë të gjithë sëbashku, ata që ishin të shqetësuar për iniciativën e
tij të të qënit pjesë e pan sllavizmit, në atë që e quanin “Ballkani i Hapur”, duke i
kërkuar që t’i jepte fund pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë ide. E atakuam dhe e
lutëm që të mos ishte pjesë, dhe ai këtë lutje e mori njësoj si lutjen që mbreti i bëri
Nastradinit.
Kujtoi se i thamë aman na gënje.
Dhe sërish me mjeshtërinë dhe pafytyrësinë që e karakterizon na gënjeu pa pikën e
turpit pasi ne ja kërkuam me ngulm që të na gënjente. Dhe ai vjet në korrik
deklaroi se “Ballkani i Hapur ishte një nismë për ta shtyrë përpara Procesin e
Berlinit dhe se e kishte kryer atë mision për të cilin lindi”.
Dhe nisur nga kjo deklaratë e paqartë të gjithë besuam atë që dëshironim të
besonim se kjo nismë ishte mbyllur. Madje u hodhëm nëpër deklarata andej e
këndej se “Rama e mbylli Ballkanin e Hapur”, thuaj se kjo varej nga Rama.
Por në të vërtetë, ajo nismë jo vetëm që nuk është mbyllur, por ajo po vazhdon
akoma. Javës që shkoi në mbledhjen e organizuar në Shkup në takimin për
Planin e rritjes për Ballkanin Perendimor të miratuar nga BE, Rama nëshkroi
dy protokolle midis Sërbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër
të nismës së Ballkanit të Hapur për tregun e lirë të punës. Një marëveshje kjo
e bërë midis këtyre tre vendeve në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe që do të
hyjë në fuqi në 1 mars 2024.

Dhe po në atë takim në darkë Kryeministri ynë që mos qoftë publikon foto në
FB të tijin personal ku shkruan “ Shkup – Përpara darkës së punës mes liderve
të Ballkanit Perendimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane
dhe BE”. Por në foto shihet vetëm Aleks Soros sëbashku me këta liderët e
vendeve të Ballkanit Perendimor.
Se Nastradini i tha mbretit që nuk i kishte veglat e rrenave me vete dhe i
duheshin nja 300 qe e ca karroca që ti mbarte deri në pallat. Mbreti ja dha dhe
po priste që Nastradini të vinte e ta gënjejte.
Edhe ne ashtu si ky mbreti po presim që ky të na gënjeje ndërkohë që ky na e
lëshoi gënjeshtrën për Ballkanin e Hapur dhe kësaj i futi edhe një tjetër duke
na e paraqitur me anë të fotove djalin e Sorosit si përfaqësues të administratës
amerikane.
Sa çudi, çdo mbretëri dhe çdo kohë ka Nastradinët e vet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments