11.1 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Irani i heq Izraelit statusin e “Të paprekshimit”

Dritan Goxhaj / Irani i heq Izraelit statusin e “Të paprekshimit”

Me datë 13 prill Irani bëri histori me anë të opëracionit “ Premtimi i vërtetë”.

Kjo goditje ishte e paprecedentë për shumë arsye.

Së pari ishte goditja e parë që Irani bënte direkt ndaj Izraelit nga toka Iraniane.

dyti ishte një nga goditjet më të largëta e më të avancuara të bëra nga ndonjë shtet ndaj një shteti tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore.

Së treti është hera e parë që një shtet godet me rraketa nga një largësi prej 1200 – 2000km duke kaluar mbi hapësirën ajrore të disa shteteve dhe në disa zona kohore.

Por si mbërritën deri këtu?

Jo për nevojë historike, por për arsye të mëtutjeshme të këtij shkrimi duhet të themi se kjo qe një reagim ndaj goditjes nga ana e Izraelit të konsullatës Iraniane në Damask të Sirisë, ku mbetën të vrarë dy gjeneralë të Gardës Revolucionare të Iranit sëbashku me disa oficerë të tjerë.

E gjitha kjo ishte një verprim i mirë kalkuluar nga ana e Izraelit për të çuar Iranin drejt një reagimi ushtarak.

Po përse i duhej Izraelit një reagim nga Irani?

Për disa arsye, por ajo më kryesorja ishte për të tërhequr totalisht vëmendjen e gjithë botës nga masakrimi, pastrimi etnik e genocidi i stilit nazist që Izraeli dhe ushtria e tij po u bëjnë palestinezëve në Gaza.

Dhe normal një goditje në formën e një kundërpërgjigje nga ana e Iranit do të bënte që Izraeli të mund të luante sërish rolin e viktimës në sytë e botës perendimore, ku kish filluar të tregonte nga pak fytyrën e tij të vërtetë genocidiale.

Arsye tjetër ishte për të mundur të fuste në një luftë Amerikën ndaj Iranit si kundërpërgjigje të sulmit iranian ndaj Izraelit.

Dhe Irani nuk vonojë por u kundërpërgjigj me anë të një goditje të nivelit taktik. Por Iranianët u kujdesën që kjo goditje e këtij niveli të sillte atë që ndodh vetëm në raste të rralla të artit ushtarak, të shndërronte goditjen e nivelit taktik në një fitore të nivelit strategjik.

Për të arritur këtë Irani lëshoi mbi Izrael 185 drone kamikaze, 36 rraketa të tipit Kruiz, dhe 110 rraketa balistike.

Por si arriti ta shndërronte në një fitore strategjike?

Irani i kreu këto sulme në kohën që mbrojtja ajrore dhe ajo kundërajrore e Izraelit dhe e gjithë aleatëve të tij në rajon ndodheshin në gadishmërinë më të lartë. Irani u kujdes që kjo gadishmëri të ishte në nivelin 100% duke njoftuar 72 orë më parë të gjitha shtetet mbi hapësirën e të cilave do të kalonin mjetet fluturuese të lëshuara prej tij, por edhe duke realizuar 48 orë më parë një takim me zyrtarë të lartë të CIA në Oman, duke i vënë ata në dijeni për vendimin e goditjes së disa bazave ushtarake izraelite, por pa specifikuar saktësisht se cilat prej tyre.

Gjithashtu Irani u kujdes që në kohën që ai do të lëshonte sulmin e tij asnji nga aleatët e tij në rajon, si Hezbullah dhe Huthi si dhe disa grupe të armatosura në Irak të mos ndërrmerrnin sulme serioze ndaj Izraelit.

Përse i duhej ta zbulonte veprimin e tij?

Për disa arsye thelbësore.

E para Iranit i duhej që e gjithë fuqia ushtarake e Izraelit dhe e vëndeve të NATO-s në mbështetje të Izraelit të ishte në gadishmëri dhe operim 100%, në mënyrë që të nesmën Izraeli të mund të mos justifikohej se u godit në befasi.

E dyta, duke i vënë në dijeni, atij i duhej që të gjitha forcat amerikane dhe ato angleze në rajon të reagonin me gjith kapacitetet e tyre ushtarake ndaj këtij këtij sulmi për të parë dhe zbuluar se cilat janë kapacitetet reale ushtarake ajrore dhe kundërajrore të këtyre vendeve në këtë rajon, ku Amerika posedon 35 baza të ndryshme ushtarake rreth Iranit.

E treta, i duhej për të nxjerrë zbuluar cilat nga vendet arabe do mbështesnin Izraelin në këtë goditje të tijën.

Zakonisht në artin ushtarak goditje të tilla ajrore bëhen në disa valë goditëse me qëllim për të lodhur dhe harxhuar kapacitetet e mbrojtjes kundërajrore të vendit objektiv goditje, në mënyrë që më pas në valën e dytë, të tretë ose edhe ndonje të katërt rraketat e lëshuara nga vendi sulmues të mos hasin asnjë vështirësi ose pengesë kundërajrore për të penetruar në hapësirën ajrore të programuar, dhe goditur objektivat e përzgjedhur.

Por Irani në realitet përdori vetëm një valë goditje duke koordinuar kohën e të gjitha mjeteve fluturuese goditëse që do të lëshonte.

Qëllimi i këtij sulmi me “një valë të vetme” goditëse ishte t’i dërgonte një mesazh të qartë paralajmërues Izraelit dhe perëndimit se Republika Islamike e Iranit i ka të gjitha kapacitetet ushtarake për të goditur jo vetëm Izraelin por çdo bazë ushtarake në rajon, kur të dojë dhe si të dojë.

Pamvarësisht propagndës izraelite të ngjashme me atë të Ukrainës se arriti të rrëzonte 99% të rraketave iraniane, realiteti është se vetëm 84% të rraketave iraniane u arritën të asgjesohen, ku rreth 18 rraketa arritën të godasin tre objektiva të paracaktuar të cilat janë :

1. Baza e Inteligjencës Izraelite në Malin Hermon në Lartësistë e Pushtuara Golan e goditur nga dy rraketa të tipit Paveh.

2. Baza Ajrore Ramon në shkretëtirën Negev e goditur nga 9 rraketa.

3. Baza Ajrore Nevatim edhe kjo në shkretëtirën Negev, ku vetëm për këtë komanda izraelite ka pranuar që është goditur nga 7 rraketa.

Të tre këta objektivë u përzgjodhën nga Irani pasi kanë marrë pjesë direkte në sulmin izraelit ndaj konsullatës në Damask. Nga dy bazat ajrore janë ngritur avionët F-35 që kanë goditur konsullatën ndërsa qendra e zbulimit është ajo që ka koordinuar gjithë sulmin dhe bërë përzgjedhjen e objektivit në Damask.

Arritja nga ana e Iranit e goditjes së objektivëvë më të mbrojtur të botës bëri që Izraeli ta humbasi statusin e “Të Paprekshmit”.

Kjo është një fitore strategjike jo vetëm rajonale ku Irani arriti t’ju tregojë gjith vendeve arabe të Gjirit, të cilat që prej vitit 1967, të luftës së Jom Kipurit ku Izraeli arriti ti mundte të gjitha ato sëbashku, ëndërronin që të godasin njëherë të vetme Izraelin në brendësi të tija dhe ti krijojnë pasiguri për të ardhmen, por edhe një fitore staragjeki në rang global dhe me pasoja të rënda për luftën në Ukrainë.

Me anë të kësaj goditje, duke arritur që të penetrojë gjithë mbrojtjen ajrore më të avancuar të gjithë perëndimit, i cili me përjashtim të vetëm Iron Dom nuk i ka dhënë Ukrainës, i demostroi NATO-s dhe gjithë perëndimit se, çfardo lloj mbrojtje ajrore apo kundërajrore që i kanë dhënë ose do duan ti japin Ukrainës për t’u mbrojtur nga raketat ruse është i pavlefshëm.

Por jo vetëm kaq, por çdo lloj baze Amrikane jo vetëm në rajon por edhe në Azi është e pambrojtur totalisht nga çfardo lloj sulmi rraketor qoftë ai Kinez ose Koreano Verior.

Pasi askush nuk e beson se Irani e arriti i vetëm këtë sukses të datës 13 prill.

Ai e arriti këtë me ndihmën e Rusisë dhe të Kinës, pasi rraketat ballistike të përdorura prej tijë, për të arritur objektivat u është dashur që të përdorin sistemet satelitore Kineze-Beidu dhe ato Ruse –Glonas.

Prandaj edhe tashti Amerika dhe gjithë perëndimi po mundohen t’i mbushin mendjen Izraelit që të mos ndërrmari asnjë sulm serioz ndaj Iranit, pasi kjo do të sillte një kundërsulm disa herë më të fuqishëm e disa herë më shkatërrues se ai i datës 13 prill ndaj Izraelit, duke thyer kështu idenë e fuqisë së Amerikës, duke krijuar idenë se kur nuk është në gjendje të mbrojë Izraelin, nuk mundet të mbrojë asnjë.

Prandaj për të mbajtur të ngritur këtë lloj ideje të fuqisë, është më mirë që të mos godasin Iranin seriozisht por të limitohen në goditje të forcave të tijë vetëm në Siri.

Ndërsa Izraeli i cili e ndërrmori sulmin e tij ndaj konsullatës për të larguar vëmendjen nga genocidi në Gaza, tashti ka vendosur që t’i kthehet prap genocidid, për të larguar vëmendjen nga poshtërimi që pësoi nga Irani.

Dhe po bën të gjitha përgatitjet për të sulmuar edhe qytetin e fundit të Rripit të Gazës, qytetin e Rafës ku ndodhen të strehuar rreth 1 milionë palestinezë.

Dhe ndërkohë që bota sërish do të merret me sulmin e ri në Gaza, Izraeli përgatitet për të sulmuar Iranin me preteksin se ai ka tentuar të sulmojë reaktorin bërthamor izralit Dimona.

Ndërsa vendet arabe vazhdojnë akoma të merren me çështje doktrinale fetare, se a janë shiat e Iranit qafira ose jo, ndërkohë që këta shia janë të vetmit që po i kundërpërgjigjen “Beni Israilëve” izraelitëve ndaj masakrimit të myslimanëve në Gaza.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments