Aksi I rezistencës
Më datë 1 mars në një intervistë televizive ministri i jashtëm i Iranit deklaronte “ Mbrojtja e decentralizuar na mundëson të vendosim se kur – dhe si – do të përfundojë lufta”.
Kjo lloj doktrine nuk ka të bëjë me dominimin në fushën e betejës, por me kontrollin strategjik.
Koncepti i mbrojtjes mozaike të decantralizuar është themeli i strategjisë së Iranit në këtë përballje me agresionin Amerikano-Izraelit.
Këtë koncept Irani e zhvilloi menjëherë pas rënies së ushtrisë së centralizuar të Irakut në 2003. Iranianët ndërtuan një sistem që të mund t’i mbijetonte çdo lloj goditje të centralizuar.
Garda Revolucionare e ka organizuar brotjen në 31 komanda provinciale, ku secila ka nyjet e veta komanduese, arsenalin e vet të raketave dhe të dronëve si dhe forcat vullnetare të Basixh.
Dhe kjo doktrinë që vepron brenda Iranit ka edhe një krah të vetin që vepron jasht Iranit. Dhe ky krahë janë aleatët e Iranit në rajon, të njohur ndryshe si Boshti i Rezistencës, në të cilin bëjnë pjesë: Hezbullah, Hamas, Huthi dhe Milicitë Shiite në Irak.
Ky Bosht i Rezistencës sëbashku me komandat provinciale përbëjnë thellësinë stratergjike të Iranit, por po t’i shohim të ndara, atëherë ndërsa komandat provinciale përbëjnë thellësinë gjeografike, Boshti përbën thellësinë operacionale.
Ky bashkpunim i Iranit me këta aleatë përbën edhe thelbin e luftës asimetrike moderne dhe strategjinë e fuqinë e Iranit për të projektuar pushtet jasht kufijve të tij.
Le ta shohim si ky bashkpunim fuknsionon në shkallën strategjike, operacionale dhe taktike.
Në shkallën strategjike kemi të bëjmë gjithnji me qëllime gjeopolitike afatgjata.
Këto qëllime janë sigurimi i qeverisjes dhe i sistemit, krijimi i një hegjemonie rajonale, pengimi i ekspansionit territorial të Izraelit dhe pengimi i sulmeve Amerikano-Izraelite.
Me anë të këtyre aleatëve krijon një lloj unaze rreth vetes me kapacitete që të shaktojë një luftë shumëfrontale në të gjithë rajonin, duke i bërë një pengesë të madhe forcave Amerikano-Izraelite, duke i detyruar që të shpërndajnë fuqinë e tyre dhe kapacitetet zbuluese dhe ato të goditjes.
Sa më e madhe dhe e zgjatur rezistenca e këtyre grupeve aleate të Iranit ndaj influencës amerikane dhe asaj izraelite në Lindjen e Mesme, kjo i jep mundësi Iranit që të krijojë një legjitimitet të sistemit të vet qeverisës si brënda edhe jashtë Iranit.
Dhe në aspektin strategjik Irani nuk ka nevojë që të japë urdhra për çdo veprim të tyre, pasi këta aleatë ndajnë me Iranin të njëjtin interes strategjik i cili në çdo kohë dhe çdo veprim të tijin funksionon si një presion ndaj armiqve të Iranit të cilët janë edhe armiq të këtyre aleatëve, pasi Amerika dhe Izraeli kanë si qëllim jo vetëm zhdukjen e Iranit por edhe të këtyre grupeve veç e veç, për nevoja të tyre strategjike.
Në shkallën operacionale kemi të bëjmë me koordinimin dhe manaxhimin.
Këtu kemi të bëjëmë me planifikimin e fushatave, të burimeve dhe të koordinimit midis këtyre grupeve.
Dhe gjithë këtë e bën vetëm një strukturë e vetme brenda Gardës Revolucionare që njihet so Forca Kuds, e cila më parë udhëhiqej nga Kasem Solejmani i cili është edhe ideatori dhe krijuesi i këtij Boshti – në aspektin e koordinimit të këtyre grupeve me Iranin dhe ndërmjet tyre, e jo në krijiminn e këtyre grupeve.
Ky bashkpunim dhe koordinim në shkallën operacionale vjen nëpërmjet standartizimit të arsenalit që këto grupe përdorin, vjen nëpërmjet trajnimit të individëve të caktuar në taktika të luftës guerile, në taktika të përdorimit të dronëve dhe luftëssë dronëve dhe raketave, si dhe në përdorimin dhe krijimin e arsenaleve të standartizuara.
Ku pastaj këta individë të trajnuar në nivel trajnuesi kthehen në komandën e grupit ku bëjnë pjesë dhe organizojnë trajnimin e pjesëtarëve të tjerë të grupit.
Në këtë mënyrë arrihet të krijohet një nivel i lartë i aftësive taktike të përbashkëta.
Në shkallën taktike kemi të bëjmë me ekzekutimin e operacioneve në terren. Në këtë shkallë të gjitha këto grupe aleate të Iranit kryejnë veprime autonome pa ndikim nga Irani, por shpesh me koordinim me të dhe brenda një kornize strategjike të dakordësuar më parë nga këto grupe me Iranin.
Për Iranin këto grupe janë aleate, ndërsa për agresorët dhe gjithë perëndimin këto grupe quhen Proxy të Iranit me qëllimin e vetëm që t’u hiqet atyre legjitimiteti i ekzistencës së tyre, me qëllim që të krijohet ideja sikur këto grupe janë formuar nga Irani dhe i shërbejnë vetëm Iranit, ndërkohë që këto grupe janë thellësisht të ngulitura në lokalitetin e tyre të teatrit operacional: Hezbullahu vepron në Liban i krijuar në kuadër të luftës për çlirim nga pushtimi izraelit dhe vazhdon po me të njëjtin objektiv edhe sot, me një shtrirje edhe politike dhe socilae në jetën e Libanit.
Hamasi vepron po ashtu si jë forcë e krijuar për të çliruar terreritoret palestineze të pushtuara nga qeveria dhe ushtria genocidiale izraelite dhe vazhdon edhe sot me të njëjtin objektiv, me një shtrirje edhe politike dhe sociale në Gaza.
Huthët të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jeminit janë rezulatat i një lufte civile midis pjesës shiiete (Huthi) dhe pjesës sunite të përkrahur nga Emiratet dhe Saudija.
Milicitë shiiete në Irak janë të vetmet të krijuara nga Irani në kuadër të qeverisë dhe ushtrisë Irakene si nevojë për të luftuar Shtetin Islamik në Irak. Egzistenca e tyre sot vazhdon në kuadër të ndarjes federative që amerikanët i bënë Irakut pas pushtimit në 2003.
Dhe të tëra këto funksiponojnë si një sistem i vetëm. Por lind pyetja si funksionojnë?
Këto veprojnë njësoj me të njëjtën doktrinë si komandat provinciale të Gardës Revolucionare, në momentin që agresori godet Iranin dhe komandën qëndrore ashtu si edhe ndodhi, atëherë këto grupe ashtu si edhe komandat provinciale aktivizohen në bazë të një protokolli të dakordësuar më parë në të tëra shkallët.
Dhe kjo përbën momentin që agresori e humbet iniciativën strategjike dhe atë operacionale, pasi me goditjen e parë ka krijuar idenë se e ka neutralizuar rrezikun e një kundërgoditje, por pikërisht në këtë moment erdhi edhe kundërgoditja duke ja marrë iniciztivën straetegjike, dhe duke qënë se kundërgoditja ishte decentralizuar ku secili godiste atë që arrinte, kjo i hoqi agresorëve amerikanë dhe izraelitë edhe iniciativën operacionale sepse u detyruan të shpërndajnë forcat e tyre goditëse.
Dhe kjo u vu re më së miri në momentin që u deklarua një armëpushim nga amerikanët.
Ata e mohuan si fillim se në këtë armëpushim hynte edhe Hezbullahu, kjo me qëllim për të thyer këtë lidhje midis mozaikut të brendëshëm që është Garda revolucionare dhe një pjese të mozaikut të jashtëm.
Qëllimi ishte të izolonte Hezbullahun si fillim duke dashur të krijonin idenë se ishte abandonuar nga Irani dhe kështu të bëhej shkëputja strategjike, dhe kur ndodh ajo pastaj të vinte goditja në shkall operative në një kohë të shkurtër sa pa hyrë Irani sërish në lojë.
Dhe kjo u tentua menjëherë me anë të bombardimeve masive në dy tre ditët e para të këtij armëpushimi, por dështoi në shkallë operacionale duke mos arritur që të thyente rezistencën e armatosur të Hezbullah, dhe më pas erdhi edhe mbështetja strategjike e Iranit ndaj grupit ku bllokoi ngushticën e Hormuzit dhe nuk pranoi më të hynte në bisedime nëse ky armëpushim nuk shtrihej edhe në Liban tek Hezbullahu.
Kjo është edhe arsyeja kryesore pse amerikanët po e zgjasin këtë armëpushim për t’i dhënë kohë Izraelit që të mund të eleminojë kapacitetet operacionale të Hezbullah në jug të Libanit, të nisur nga ideja se Hezbullah ndoshta sipas amerikanëve dhe izraleitëve, nuk ka kapacitete dhe arsenal majftueshëm për një kohë të gjatë,para se Irani të ndërhyjë edhe ushtarakisht në ndihmë të Hezbullah.
Aktualisht Hezbullahu po reziston dhe të gjitha gjasat janë që Hezbullah nën direktivat e Kasem Sulejmanit ka ngritur kapacitete për të rezistuar i vetëm për një kohë shumë të gjatë.
Në rast se kjo ndodh, ashtu si po duket deri tashti, atëherë ky bosht dhe sistemi i ngritur tregon se jo vetëm që nuk mund të pësojnë ndonjë thyerje permanente, por tregon edhe qëndrueshmëri ndaj çdo lloj sulmi.
Në rast se dështojnë këtu, atëherë do kemi një armëpushim të gjatë, derisa të gjejnë një mënyrë tjetër për të tentuar të thyejnë këtë bosht e të shkatërrojnë Iranin.
Dështimi ndaj Hezbullahut do përcaktojë nëse ky Bosht i rezistencës do të vazhdojë të jetë pjesë e këtsaj doktrine të këtij mozaiku të decenralizuar, duke e kthyer përfundimisht Iranin në një fuqi rajonale e aftë të projektojë pushtet dhe forcë përtej kufijve të tij, me kapacitet për të ndaluar ekspansionin politik dhe territorial të Amerikës dhe Izraelit në Lindjen e Mesme, dhe ky status i fuqisë rajonale do sjelli posoja të mëdha politike në Gadishullin Arabik, dhe si rrjedhojë e kësaj, do ketë pasoja në gjithë botën duke e bërë Iranin një fuqi të re në botën multipolare.
