Armend Fazliu drejtor ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë ka dhënë një lajm të madh për qytetarët e Tetovës duke thënë se familjet e qytetit tonë nuk do të paguajnë më nga 5.000 euro në muaj për të mbajtur në inkubatorë foshnjet e lindura para kohe në spitalet private, falë donatorëve dhe njerëzve të mira të kompanisë “MarmoFix” të familjes Fazlija shkruan Tetovasot.

Vlera e donacionit kap vlerën e 125.000 euro.
Me këtë donacion repartit të Neonatologjisë i plotësohet një nevoje jetike për mirëfunksionim.Tetovasot.



