11.9 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeThirrje për mësimdhënësit që duan të bëhen mentor

Thirrje për mësimdhënësit që duan të bëhen mentor

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se në ueb portalin karierenrazvoj.mon.gov.mk është publikuar thirrje e përsëritur për aplikim për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor”, që siç thonë nga MASH, është mundësi e re për avancimin në karrierë të mësimdhënësve të shkollave fillore. “Në thirrje mund të paraqitet mësimdhënësi i shkollës fillore, i cili i plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, gjegjësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t‘i plotëson standardet profesionale për mësimdhënës – mentor.

Në vetë thirrjen gjendet lista e komunave dhe shkollave të cilave i referohet e njëjta”, thuhet në kumtesën e djeshme të MASH-it. Paraqitja zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit www.karierenrazvoj.mon.gov.mk , ku në shtojcë të aplikimit bashkëngjitet dokumentacioni përkatës si dëshmi për përmbushjen e kushteve të shënuara. Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments