15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeRMV / Internet në telefon përdorin 1,418.946 persona

RMV / Internet në telefon përdorin 1,418.946 persona

Numri i përgjithshëm i parapaguesve të aksesit në internet me shtrirje të gjerë në tremujorin e dytë të vitit 2022 ishte 502.200, ndërsa 1.418.946 kishin akses përmes rrjeteve celular (2G/3G/4G).

Në tremujorin e dytë të vitit 2022 janë regjistruar 1.932.608 parapagues të telefonisë celulare për 3,48 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë dhe kanë iniciuar mesatarisht 110.36 thirrje në muaj, tregon raporti i Agjencisë për Komunikime Elektronike të publikuar në fund të muajit të kaluar.

Te parapaguesit rezidencialë me postpejd vërehet një rritje prej 1.17 për qind nga tremujori paraardhës, ndërsa krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja është 4.03 për qind. Parapaguesit afarist post-pejd shënuan rritje prej 0.17 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës dhe rënie prej 0.02 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë të vitit 2022 ka një rënie të numrit të mesazheve SMS të dërguara në krahasim me tremujorin e parë me 1,41 për qind. Në numrin total të mesazheve MMS të dërguara në tremujorin e dytë 2022, ka një rritje prej 0,85 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës dhe një rënie prej 2,88 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021.

Pjesë më të madhe në treg ka Telekomi i Maqedonisë me 50,67 për qind, ndërsa A1 Maqedoni me 47,77 për qind, Robi me 0,89 për qind, Lajkamobajl me 0,55 për qind, ndërsa Green Mobile me 0,12 për qind.

Në tremujorin e dytë të vitit 2022 janë regjistruar 435.714 parapagues të shërbimeve televizive, nga të cilët 212.433 janë me kabllo, 152.093 janë në IPTV, 41.297 janë në DVB-T dhe 30.081 janë në televizion satelitor. Si në nivel tremujor, ashtu edhe në nivel vjetor, u shënua një rritje e parapaguesve satelitorë me 10,11, pra me 22,57 për qind.

Sipas raportit të AKE-së, në tremujorin e dytë të vitit 2022, në vend janë regjistruar 432,086 linja fikse, me 1,37 për qind më shumë në bazë tremujore dhe me 2,66 për qind në nivel vjetor.

Vëllimi i përgjithshëm i trafikut në tremujorin e dytë të vitit të kaluar krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka shënuar rënie prej 24,23 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022 ka shënuar rënie prej 10,26 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments