12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeDr Florin Besimi viziton bizneset në Tetovë dhe rrethinë: Do angazhohem për...

Dr Florin Besimi viziton bizneset në Tetovë dhe rrethinë: Do angazhohem për stimulim të investimeve (FOTO)

Kandidati për deputet i BDI-së në zonën zgjedhore numër VI-të Dr. Florin Besimi sot në kuadër të aktiviteteve të tij ka realizuar vizitë në bizneset në qytetin e Tetovës dhe rrethinës. Me këtë rast ai ka zhvilluar vizitë në kompanitë Vezë Sharri, Renova, Mulliri Ballkan, Kokrra e Artë dhe Zbukurimi ku nga afër ka dëgjuar sfidat me të cilat përballen ato në treg.

“Sot vizitova disa nga kompani më të suksesshme në komunën e Tetovës, që njëherit janë nxitës dhe promotorë të zhvillimit ekonomik si në Tetovë ashtu edhe në të gjithë vendin. Ishte kënaqësi e veçantë që nga afër të shifen kapacitetet prodhuese, implementimi i praktikave moderne të menaxhimit, si dhe ngritja e aftësive konkurruese të biznesit nëpërmjet afarizmit, novacioneve dhe teknologjive të reja”, shprehet kështu Besimi pas takimit me pronarët e këtyre bizneseve.

Ai mes tjerave thekson se do të angazhohet që në periudhën e mandatit të rradhës do të angazhohet që të ketë sa më shumë investime dhe promovim të teknologjisë së re si dhe përkrahje më të madhe për ndërmarjet e vogla e të mesme.

“Në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, do të angazhohemi për stimulim të investimeve private, internacionalizim të biznesit, promovim të novacionit dhe teknologjive të reja, përkrahje të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme, lehtësim të qasjes në financa si dhe burime të kreditimit të volitshëm si dhe edukim dhe trajnim të kapitalit njerëzor dhe resurseve humane”, vlerëson kështu mes tjerave pas takimit, kandidati për deputet Florin Besimi.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, sitting and food
Image may contain: 2 people, people sitting and suit
Image may contain: 2 people, suit
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments