16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaDonald Trump për koronavirusin: Është virus kinez, mund ta quaj Kong Flu....

Donald Trump për koronavirusin: Është virus kinez, mund ta quaj Kong Flu. Të ngadalësohen testimet

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar përpara mbështetësve të tij se iu kishte kërkuar zyrtarëve në SHBA që të ngadalësojnë testimet për Covid-19.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara tani kishin testuar 25 milion njerëz, shumë më tepër se vendet e tjera. Ai shtoi se koronavirusin mund ta quajë Kong Flu, një virus që nisi në Kinë më 1968-1969 dhe vrau më shumë se 4 milionë njerëz në glob.

“Mund ta quaj një virus kinez, një Kong Flu. Kur bëhen testime masive, normalisht do të gjenden më shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus. Prandaj, iu thashë njerëzve të mi që të ngadalësojnë testimet. Duhen ngadalësuar testet”, tha Trump në një tubim, ku shumë persona nuk mbanin as maskë ndaj Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments