12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeDOKUMENTET NËPËR GJYKATA PËR DISA MINUTA

DOKUMENTET NËPËR GJYKATA PËR DISA MINUTA

MARIÇIQ:CERTIFIKATA NË FORMËN E LETRËS SHKON NË HISTORI

Tani e tutje, qytetarëve do t’u duhen vetëm tre minuta për të marrë një dosje penale, një certifikatë ose dokument tjetër, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke promovuar dixhitalizimin e gjyqësorit përmes së cilit, tanimë, mund të merren dokumente në mënyrë elektronike, përmes Ueb faqes “E – Shërbime”.

BOJAN MARIÇIQ MINISTËR I DREJTËSISË

“Qytetarëve do t’u duhen vetëm 3 minuta për të marrë një dosje penale, një vërtetim nga një dosje penale, një certifikatë dixhitale dhe njëkohësishtë do të shmanget selektimi ose qasja subjective e përballjes fizike nëpër institucione. Qytetarë  shkojnë nëpër gjykata në qytetin ku kanë lindur për të aplikuar për dokumente dhe presin me ditë për të marrë dokumentet. Ne jemi duke u modernizuar, dhe përfitimet shkojnë drejtpërdrejt për qytetarët.

Gjykatësi Lazar Nanev, si Kryetar i Grupit të Punës për digjitalizimin e gjyqësorit bëri të ditur se shërbimet digjitae kanë të bëjnë me persona fizik dhe juridik dhe përfshijnë të gjitha Gjykatat Themelore që veprojnë sipas lëndëve penale dhe për kundërvajte.

LAZAR NANEV- GJYKATËS

“sherbimi mundëson qasje efikase deri te drejtësia, kursen resurse, kohë dhe i zvoglon harxhimet..në vit gjykatat llogaritet të kursejnë 1 milion euro vetëm për këto sherbime…shërbimi mundëson kërkesë elektronike, pagesë elektronike përmes kartelave pagesore dhe marrjen elektronike të certifikatës, gjegjësishtë vërtetimit, me bar kod, certifikatë që nenkupton lidhshmëri të dokumentit me nënshkrimin dhe vulën elektronike të gjykatës e cila e jep dokumentin, përmes së cilës konfirmohet identifikimi i dokumentit.”  

Në press-konferencë u tha se do të vazhdohet bashkëpunimi me partnerët tanë strategjik – SHBA-të që kanë dhënë mbështetje në procesin e digjitalizimit të gjykatave gjithandej vendit, por edhe të OSBE-së dhe Qeverisë së Norvegjisë./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments