17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeDokument/ “Heroi” Taravari që në heshtje “rehatoi” me vendim pune bashkëshorten, para...

Dokument/ “Heroi” Taravari që në heshtje “rehatoi” me vendim pune bashkëshorten, para se ta lë Qeverinë!

Kryetari i shkarkuar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, por që i tillë mbetet me letra para se të rreshtohet krah opozitës shqiptare dhe të kandidohet për president ka bërë një gjë të cilën ndoshta numër i vogël i mbështetësve të tij e dijnë.

Ai duke shfrytëzuar fuqinë e pushtetit dhe pozitën e kryetarit të ASH-së, ka punuar prapa shpinës së aktivistëve dhe atyre që i besuan.

Kësisoi, pak para se të largohet nga Qeveria, kreu i Gostivarit ka punësuar gruan e tij, Nora Taravari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në pozitën e zëvendës shef sektori.

Indeks.mk ka siguruar dokumentin që vërteton punësimin e znj. Taravari edhe atë me vendim të përhershëm pune, gjë të cilën nuk e gëzuan një numër i madhë i mbështetësve dhe aktivistëve të ASH-së dhe Taravarit pasi ata u punësuan me kontrata në vepër me afat prej 6 muajsh.

Sipas informacioneve që posedon indeks.mk, znj. Taravari nga sot ka filluar edhe zyrtarisht me punë në dikasterin e arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments