19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeDo të votohet edhe pas orës 19, vlen për të gjithë ata...

Do të votohet edhe pas orës 19, vlen për të gjithë ata që do gjenden në hapësirat e vendvotimit

ryetari i Komisionit Shtetër Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski përmendi disa arsye për turmat e mëdha para vendvotimeve, siç është fakti që lista e zgjedhësve ka dy herë më shumë faqe, për shkak të numrit rekord të votuesve. Të drejtën e votës e kanë 1,824,864 votues, që është më së shumti nga të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani dhe një rritje prej 10,220 votues në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

“Gjithashtu, kontrolli i identitetit është më i ngadalshëm sepse një e katërta e gjurmëve të gishtërinjve që kemi marrë nga Ministria e Brendshme (MPB) janë të një cilësie të dobët. Ne gjithashtu kemi edhe masat kovid, nuk mundet të lejohen shumë njerëz. Dua të theksoj se votimi do të vazhdojë edhe pas orës 19:00 për të gjithë ata që do të jenë në hapësirat e vendvotimit. Gardhi do të mbyllet dhe të gjithë ata që do të gjenden në hapësira do të votojnë,” tha Dashtevski.

KSHZ -ja mori 134 ankesa, 63 u pranuan, 10 u refuzuan, pjesa tjetër po kontrollohen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments