9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeDitë zie për viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, flamuri kombëtar shqiptar...

Ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, flamuri kombëtar shqiptar ulet në gjysmështizë

Me vendim të Këshillit të Ministrave dita e diel është shpallur ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave si pasoje e aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi në Republikën e Greqisë më 28 shkurt.

Nga përplasja e trenave humbën jetën 57 persona, ndërsa mes viktimave janë edhe 6 shqiptarë.

Sot në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.

“Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, shkruan në Facebbok Xhaçka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments