15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / Një sqarim i detyruar për luftimin në Koshare.

Dilaver Goxhaj / Një sqarim i detyruar për luftimin në Koshare.

Si përherë,, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të
madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” të madhe në
Koshare, në pranverën e vitit 1999, nga Grupi Operativ GO-3, sikundër e
ka cilësuar komandanti i atyre forcave, z.Rrustem Berisha: “Ne si ushtarë
dhe eprorë të Brigadës 131, dhe eprorë e luftëtarë të brigadës 134 u
treguam të gatshëm që të rreshtohemi në Grupin Operativ 3, njësi taktiko-
luftarake”. Çdo civili i falet të shprehet në këtë mënyrë, por oficerit me
akademi, z.Rustem Berisha, në asnjë mënyrë jo. Grupim Operativ kemi kur
vihen nën një komandë të vetme dy e më shumë divizione, kurse grupimi i
dy brigadave nuk përbën as edhe një divizion. Faktikisht në Koshare patëm
gjithsej 2.600 forca të UÇK-së, që do të thotë se mund ta pranojmë se
kishim të paktëm një brigadë, nëse do ta pranojmë ta quajmë brigadë
 këmbsorie. Si rrjedhojë, as që mund të medohet se mund të zhvollojë një
brigadë betejë.
Por, çfarë duhet të kuptojmë me BETEJË? Beteja është tërësia e luftimeve
taktike që kryen për asgjësimin pjesë-pjesë të armikut nga njësia operativë
gjitharmëshe (divizioni) ose nga disa njësi taktike gjitharmëshe (brigade
këmbsorie e tankiste) për plotësimin, zakonisht, të një ose disa detyrave të
caktuara të operacionit. Beteja që zgjidh detyrën më të rëndësishme, që
është asgjësimi i grupimit kryesor të armikut, quhet betejë vendimtare. Këtë
e shpreh qartë edhe Klauzeviçi: “Qëllimi i betejës është të shkatërrojë
forca të shumta të kundërshtarit, duke përdorur një pjesë të vogël të
forcave të veta.” (Karl Fon Klauzeviç, “Mbi luftën”, Tiranë, 1996, Libri
6, v.III,f.81).
Po çfarë veprimi luftarak patëm në Koshare? Vetëm një luftim.
Brigada zhvillon luftim dhe jo betejë.
Këtë gjoja ‘Betejë” e kanë përgatitur dhe drejtuar një grup oficerash
profesionistë ushtarakë shqiptarë të shkolluar nëpër akademitë e ndryshme
ushtarake të ish-Jugosllavisë. Shumica e tyre kanë qenë angazhuar 2 muaj
e gjysmë në luftën për çlirimin e Kosovës, në periudhën 23 qershor-8
shtator 1998, dhe u larguan nga Kosova, për mos të thënë dezertuan nga
lufta.

Madje u treguan aq trima sa dhe armatimin ia dozuan policisë serbe:
Gjithsej 1785 armë krahu, (për të cilën ekziston edhe dokumenti përkatës).
Kjo sasi armësh është e barbartë për të armatosur gati tre batalione të një
brigade këmbsorie të ushtrisë serbe. Pasi u siguruan që nuk do t’u bënin
serbët asnjë pengesë, këta zotërinj shkuan në Shqipëri, së bashku me një
pjesë të efekivit të Br.131 dhe 134 të asaj zone operative.
Dorëzimi i armatimit dhe municionit policisë serbe dhe jo komandës së
Zonës së Tetë Operative të UÇK-së në Dukagjin, na jep të drejtën të
dyshojmë se ardhja e tyre në luftë kur UÇK-në filloi ta mbështesnin SHBA
dhe largimi i tyre pas 2,5 muaj luftë, duhet të ketë pasur qëllime të tjera, por
që nuk është vendi ta trajtojmë sot.
Po si e justifikojnë këta oficerë largimin (dezertimin) nga lufta në verën e
vitit 1998? Përgjigjen na e jep vetë Komandanti i atij luftimi në Koshare, z.
Rustem Berisha, duke deklaruar në simpoziumin e organizuar po prej tij,
më 9 prill 2000, në Gjakovë: “Në situatën e pashpresë, kur popullsia e
kësaj ane (brenda në Kosovë) mund të ishte tashmë jo vetëm pre e
luftimeve intensive të ushtrisë serbe, por edhe e terrenit të papërshtatshëm
dhe të minuar në rajonin e gjerë të Bjeshkëve të Nëmura, si kalim i vetëm i
mundshëm për evakuim. Këto ishin rrethanat që edhe më shumë e lidhën
motivin dhe idenë tonë për një luftë nga kufiri e deri në çlirim, tek luftëtarët,
konkretisht tek ne si ushtarakë që drejtonim këtë brigadë.” Me këtë
“strategji”, këta zotërinj duan të na thonë se Kosova nuk mund të çlirohet
nga vetë populli i armatosur, por, vetëm duke sulmuar nga jashtë saj, me
ushtri të përgatitur në Shqipëri(!).
Mirëpo, na rezulton se kjo lloj “strategjie” nuk ka qenë thjesht ide e këtij
grupi oficerash, por e vetë ish-presidentit Rugova dhe Qeverisë së partisë
së tij me në krye z. Bukoshi, duke ia ngarkuar këtë detyrë Ministrisë së
Mbrojtjes të asaj Qeverie. Këtë fakt na e vërteton z.Anton Çuni në
intervistën e tij, në TV Dukagjini, më 2 maj 2019: “Kur jam paraqit për herë
të parë në një objekt të Ministrisë së Mbrojtjes, në dhomën operative, ka
qenë në mur një hartë,- kjo ka ndodh në fillim të korrikut 1998, – e cila ishte
mbuluar me një stof. E shpalosa. Aty pashë se dikush kishte parapa një
ndërhyrje strategjike që të kishte hapje të kufijve, në Qafë të Prushit, Qafë
të Morinës… E kemi paraparë për një ndërhyrje.”

Është fakt, se një pjesë e konsiderueshme e atyre që u stërvitën në
Shqipëri nën drejtimin e këtij kontigjenti oficerash, nuk u angazhuan
asnjëherë në luftë, sikundër ishte “Brigada Mërgimi”, e dislokuar në
Mamuras, si dhe ata në Qerret të Kavajës, përveç kontigjentit prej 256
luftëtarë që sulmoi në 9 prill 1999 në Koshare. Po u kujtojmë se këta trima
vendosën të luftojnë dy javë pasi ishte angazhuar NATO-ja në luftë, duke
bashkëvepruar me SH. P të UÇK-së.
Kjo kërkesë e tyre, për të sulmuar në Koshare, u miratua edhe nga
Ministria e Mbrojtjes e QPK- si dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, si
dhe drejtimi që ata kishin zgjedhur vetë për të sulmuar, rajoni i Koshares.
Kjo nismë e tyre u mirëprit jashtëzakonisht nga SHP, pasi UÇK-ja kishte
shumë nevojë për armë, municione dhe materiale të tjera për luftën si dhe
për popullin që i ishte bashkangjitur formacioneve të UÇK-së.
Cila ishte Detyra Luftarake e këtyre forcave që sulmuan në 9 prill në
Koshare?
Ajo ishte: Hapja e korridorit të funizimit në drejtimin Padesh-Nivokaz, si
drejtimi më i shkurtër. Dhe “Këtë detyrë Rrustem Berisha, komandanti i
Brigadës 138” e ka marrë drejtpërdrejt prej meje”, pohon ish Shefi Shtabit
të Përgjitshëm të UÇK, Kolonel Bislim Zyrapi. Si rrjedhojë, SHP i UÇK-së e
fuqizoi këtë forcë luftarake gradualisht, duke dërguar vijimisht kompani dhe
batalione prej ditës së parë të atij sulmi, me mbi 2.300 luftëtarë. Këta ishin
vullnetarë të ardhur nga mergata si dhe nga gjithë trojet shqiptare e që
stërviteshin në Qendrat Stërvitore në Shqipëri: në Feken (Mali me Gropa),
Helshan (Krumë) dhe në qytetin e Burrelit. SHP i UÇK-së këtë formacion e
emërtoi Brigada 138 e UÇK-së, dhe e kaloi në vartësi të Zonës III
Operative “Dukagjini”. Pas një muaji u pagëzua edhe me emërin e ish-
shefit të saj të shtabit, Agim Ramadani, i cili vritet pas 48 orësh si pat filluar
Luftimi në Koshare.
Çuditërisht, menjëherë sa vritet shefi i shtabit i këtij formacioni luftarak,
komandanti dhe shtabi i GO-3 e ndërpresin mësymjen dhe kalojnë në
mbrojtje(!) Këtë vendim ata e marrin pa marrë miratim prej SHP të UÇK-së.
Dhe menjëherë filluan me organizimin e mbrojtjes, duke krijuar një front
mbrojtjeje me gjerësi 15 km, në një thellësi 2-5 km brenda kufirit politik të

Kosovës. Ky formacion luftoi në mbrojtje në këtë brez kufitar 65 ditë të
tjera, derisa u futën forcat e NATO-s (KFOR-i) në Kosovë. Të ndodhur
midis dëshirës për një fitore epope teorike dhe parandjenjës për një disfatë
ushtarake, duket se ata kanë qenë para një dileme tragjike: të sulmojmë
apo të bëjmë sikur sulmojmë.
Nëse nuk janë dakort se kanë qenë në këtë lloj dileme, janë të lutur t’u
përgjigjen pyetjeve të mëposhtme: 1. Ju që luftuat në Koshare, a e arritët
objektivin strategjik të luftës sonë çlirimtare: çlirimin e Kosovës, sikundër
thoni se e keni patur objektiv, si dhe që aspektin operativ për shtrirjen e
luftës në të gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e armatës së Kosovës.”,
sikundër shpreheni? 3. Nëpërmjet realizimit të detyrës së nivelit taktik
“duke mbrritur deri te Rrasa e Zogut mbi Rrasën Koshare”, vallë kjo arritje
bëri të mundur “përmbushjen e objektivit final të Betejës, përkatësisht
luftës.”, të nivelit strategjik dhe përmes saj u çlirua Kosova?
Këta zotërinj oficerë me akademi ushtarake pretendojnë se në Koshare
është zhvilluar BETEJË, por nuk na kanë sqaruar: Çfarë lloj beteje u
zhvillua: betejë Mbrojtëse, apo betejë Sumuese?  Cila palë zhvilloi betejë
mbrojtëse dhe cila palë zhvilloi betejë sulmuese? Cila palë e pati në dorë
fillimisht inisiativën dhe cila palë ia hoqi nga duart palës tjetër inisiativën?
Cila palë kaloi në mbrojtje të dëshpëruar dhe cila palë fitoi betejën? Cilës
palë i dështoi mësymja? Cila palë e pat parapërgatitur sulmin me kujdes
dhe si e zhvilloi atë sulm? Cila palë donte të fitonte për çështje prestigji dhe
cila palë e mbrojti prestigjin e vet? Cila palë përparoi në drejtim të
pozicioneve të palës tjetër? Cila palë pati epërsi numerike ndaj palës
tjetër? Cila palë pati epërsi zjarri ndaj palës tjetër? Cila palë dallohej më
shumë në epërsi morale se pala tjetër dhe pse kjo epërsi nuk dha rezultat
përparimi drejt pozicioneve të kundërshtarit? Cila palë pati furnizime në
vijueshmëri në forca e mjete? Cilës palë i pengoheshin furnizimet nga toka
dhe ajri? Cila palë pati konceptin e udhëheqjes së përbashkët dhe të
kombinuar me forcat e tjera të ushtrisë së vetë? Si do të ishte më i drejtë
përdorimi forcave nga GO-3 për dhënien e goditjes kryesore dhe ku e si do
të duhej të jepej një a më shumë goditje ndihmuese? A duhej të qëndrohej
në mbrojtje nga ana e forcave tona apo duhej të tërhiqeshin, kur e panë se
qëndrimi vetëm në betejë mbrojtëse ishte i padobishën dhe i
paleverditshëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën në tërësi?

Dhe, së fundi, duhet bërë e qartë se cila palë arriti sukses në fushën
strategjike, operative apo taktike?
Bazuar në sqarimin që na bën z.Hysen Berisha, rezulton se forcat e GO-3
kanë sulmuar me kompani këmbsorie në secilin “drejtim operativ”. Mirëpo,
kompania e këmbsorisë është nënrepart taktik bazë, e cila kryen luftim të
afërt me anë të ndeshjes, në luftim të afërt me armikun, në një front me
gjerësi 800-1000 m, dhe jo në një drejtim operativ, i cili zakonisht ka një
gjerësi 10-15 km dhe jo 3 km sa është gjerësia ku sulmuan tre kompanitë e
GO-3, të cilat ishin gjithsej 256 forca. Si mund të quhet drejtim operativ
(DO) një sektor me gjerësi prej 800-1000 m, dhe me thellësi 600-800 m?!
Dhe ajo që të bën të dyshosh edhe më shumë në aftësitë e tyre ushtarake
është fakti, se të tre këto kompani, (që këta i quajnë njësi taktike, që do të
thotë brigada!), janë i vetmi skalion dhe të vetmet forca që dispononte GO-
3, në 9 dhe 10 prill 1999, duke mos pas skalion të dytë! Dhe më keq
akoma: Si mund të kalohej në mësymje ndërkohë që armiku kishte epërsi
në forca, (ai fillimisht 300 forca, ndërsa, ne 256 forca), kur dihet që në këto
raste raporti i forcave duhet të jetë 2-3-4:1 në favor të sulmuesit?  
Zotëria Hysen Berisha në intervistën e dhënë në 16 prill 2019 te TV
Dukagini thotë: “Përgatitja për vendimmarrje të betejës ka ndodhur 5-6
muaj përpara.”! Çdo betejë nuk zhvillohet kurrë ashtu si e kanë parashikuar
ata që e drejtojnë. Ky është një kusht kryesor në luftë. Edhe në rastin tonë,
luftimet vijuan të zhvilloheshin pa përkuar kurrë me ato që kishin
paramenduar këta që e
planifikuan atë sulm 5-6 muaj resht(!) Dhe, mos harrojmë edhe tjetrën, se
ka dy lloj betejash, betejë mbrojtëse dhe betejë sulmuese. Mirëpo, parë
nga pikëpamja taktike, beteja është krejtësishtë sulmuese, nëse ti e kërkon
kundërshtarin dhe e sulmon atë porsa hyn në teatrin e luftës. Në këtë rast
beteja është gjithmonë taktikisht sulmuese, e cila realizohet kur sulmuesi
do të ketë vënë në jetë krejt planin e vet dhe do të ketë përdorur pjesën më
të madhe të forcave të tij.
Këta zotërinj, për të mbuluar mosrealizimin e detyrës së dhënë nga SH.P. i
UÇK-së dhe për të mashtruar opinionin publik, (karem të cilin e kanë
ngrënë të gjithë politikanët e Kosovës, përfshi dhe treshen e fundit),
deklarojnë se kanë vrarë 1.600 ushtarë sërbë, kur dihet që, bazuar në një

shkrim të oficerit të Koshares, Musa Gjakova, na rezulton se forcat serbe 
ishin gjithsej: 2332 forca, gjë që këtë shifër na e pohon edhe pala
serbe, shkruar në “The Srpska Times”, datë 09.04.2019.
Realisht pala serbe pati vetëm 108 të vraë, ndërsa nga ana jonë 114 të
vrarë dhe 350 të plagosur (invalid lufte). Sikur ta marrim të vërtetë se pala
jonë mbrojtëse do t’i kishte vrarë armikut 1.600 forca, (thënë ndryshe 70%
e forcave të tij), do të thotë, se palës serbe i kishin mbetur vetëm 732 forca
në Koshare. Atëhere si shpjegohet që 2.500 forcat tona në Koshare
vazhduan të qëndronin në mbrojtje në buzë të kufirit derisa shkuan atje
forcat e NATO-s, më 19 qershor 1999, sikundër e pohojnë edhe vetë?
Dhe, që të mos lodhen këta zëtërinj për të na gënjyer më tej për “dëmet e
mëdha” që i kanë shkaktuar armikut, po i referohemi Radio“Europa e Lirë”
(që financohet nga Kongresi Amerikan), datë 8 Maj 2018, e cila na jep këtë
bilanc humbjesh njerëzore gjatë luftës në Kosovëë: Gjithsej 13.518 të
vrarë e të zhdukur. Prej tyre: A). Shqiptarë: 12.452. (Prej tyre: ish-
pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: 2.132; civilë shqiptarë: 8.662;
persona të zhdukur (deri në prill 2018): 1.658 (mund të ketë edhe serbë në
këtë shumë.) B). SERBË GJITHSEJT: 645 (CIVILË, USHTARË DHE
POLICË). C). TË ETNIVE TJERA: 421 (CIVILË, POLICE, USHTARË), PRA
JO MË SHUMË SE 1.000 FORCA ARMIKE. Pasqyruar këto të dhëna edhe
në gazetën “EXPRESS”, e Dielë, 16 tetor 2018. Ku i gjetën këta zotërinj
edhe 600 serbë të tjerë të vrarë, ndërkohë që pala serbe  thotë se i ka
gjallë?
Prandaj zotërinjtë e këtij formacioni është mirë t’i gjejnë një emërtim tjetër
këtij luftimit të tyre në Koshare, se betejë ajo nuk ka qenë dhe nuk mund të
quhet kurrë si e tillë; të japin llogari për moszbatimin as të detyrës dhe as të
urdhërit luftarak dhe mos të guxojnë më e të thonë se gjoja fituan luftimin
në Koshare.
10 Prill 2021
Ribotim, 9 prill 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments