25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj /KONGRESI I PËRMETIT - I PARI KUVEND I MADH KOMBËTAR .I PËRFAQËSUESVE...

Dilaver Goxhaj /KONGRESI I PËRMETIT – I PARI KUVEND I MADH KOMBËTAR .I PËRFAQËSUESVE TË MBARË KOMBIT SHQIPTAR. 

Viti 2024 përkon me 80 vjetorin e Çlirimt të Shqipërisë nga pushtuesit e tradhëtarët, por edhe me ngjarjen më madhore të asaj lufte: me 80-vjetorin e Kongresit të Përmetit. 

Ideja për thirrjen e një Kuvendi Kombëtar më 24 Maj 1944, që njihet me emrin  Kongresit të Përmetit, është realizuar me propozim të udhëheqjes së Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH). Thirrja e tij u parashtrua në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjitshëm Nacionalçlirimtar, mbajtur më 15 prill 1944 në Helmës të Skraparit. Dhe nuk duhet harruar, se Kongresi i Përmetit është i pari kuvend i madh kombëtar i përfaqësuesve të mbarë kombit shqiptar. Quhet “kuvend i madh kombëtar”, pasi një ndër ftesat e para në emër të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar qe edhe ajo që iu dërgua Kryesisë së Këshillit të Përgjitshëm Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, por që nuk është shpjeguar deri sot prej tyre mosarrdhia në atë Kuvend. Këtë ftesë PKSH-ja e bëri duke e ditur se qëndrimi i Kominternit (Internacionales Komuniste) që prej vitit 1926 e këtej, deri në Kongresin e V të PKJ më 1941, ishte që Kosova duhej t’i bashkohej Shqipërisë. Por, sikundër e shpjegon politikani dhe historiani Ukshin Hoti, zotërinjtë politikanë të atëhershëm në Kosovë nuk duhet të kenë ardhur për shkak të vendimit të këtij Kongresi të LKJ, i vitit 1941, i cili kishte vendosur që Shqipëria t’i bashkohej Kosovës për zgjerimin e Jugosllavisë dhe të Sërbisë; në këtë mënyrë të shpërbëhej Shqipëria si shtet. Dhe më tej Ukshin Hoti vijon: “Legaliteti dhe Balli Kombëtar, flisnin, por edhe shkruanin, se me dëshirë do t’i hiqnin kokën së pari Enver Hoxhës e pastaj edhe Fadil Hoxhës. Ata mendonin e mendojnë se këta kanë qenë fajtorë për mos bashkimin e Kosovës me Shqipërinë menjëherë pas lufte. Nuk i përgjigjen dot pyetjes, përse të ishte më shumë fajtore Shqipëria sesa Kosova apo dhe Jugosllavia për një rezultat të tillë negativ për shqiptarët menjëherë pas lufte? 

Përgjigjet e autorëve tanë ndaj këtyre pyetjeve që u shfaqën pas vitit 1990 nëpër faqet e shtypit tonë fajësojnë ish-regjimin komunist në Shqipëi, sipas logjikës së shtetësisë: “ata ishin shtet dhe jo ne.” 

Nuk është e nevojshme të komentohet se një rezonim i tillë është më së paku naiv, edhe pse e dinin, si qëndrimin e Kominternës prej vitit 1926 edhe vendimin e Kongresit V LKJ.”(U.Hoti,“Filozofia politike e çështjes shqiptare”,f.189-190). 

Shqipëria nuk kishte këllqe ta merrte atëhere Kosovën me luftë. Sikundër shihet, kjo ftesë dërguar Kryesisë së Këshillit të Përgjitshëm Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjini është një shuplakë tjetër e fortë ndaj propagandas së më sipërme ballisto-zogiste-demokratikase-rilindase e Tuf-iste. 

Kongresi i Përmetit nga rëndësia e tij ka të njëjtat vlera sa dhe Kuvendi i Vlorës 1912, duke pasur parasysh kushtet politiko-ushtarake të kohës, vendimet që mori si dhe mënyrën e organizmit dhe pjemarrësit në të. 

Le të kthehemi pak në pranverën e vitit 1944. Porsa kishte përfunduar me dështim Operacioni gjermano-ballist i Dimrit, i filluar në 6 nëntor 1943. Dihej qëllimi i tij: asgjësimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Por ja që kishte ndodhur e kundërta. Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare gjatë atij përballimi ishte rritur edhe me 35.000 luftëtarë të rinj. Ishin krijuar 7 brigada të reja partizane (e 2-ta, 3-ta, 4-ta, 5-ta, 6-ta dhe e 7-ta), si dhe 4 batalione partizane të rinj, duke e detyruar armikun të mbyllej në qytete. 

Prandaj, në 5 prill 1944 Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH lëshoi urdhërin luftarak për kalimin e saj në Mësymje të Përgjitshme. Si rrjedhojë, gjat muajve prill-maj 1944 u çliruan gati të gjitha krahinat në Jug të Shqipërisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut u gjallërua lëvizja partizane. 

Kjo bëri të mundur që UNÇSH të fillonte nga lufta për çlirimin e qyteteve. Kjo bëri që armiku të bindej përfundimisht se pjesa dërmuese e popullit po anonte nga Nacionalçlirimtaria. Prandaj armiku filloi përgatitjen për rifillimin e një operacioni të ri ushtarak pranveror për eleminimin e UNÇSH. Por nuk mundi ngaqë UNÇSH kishte marrë në dorë inisiativëm. 

Atëherë pushtusit gjermanë bashkë me forcat ballisto-zogiste menduan që ta shkëpusnin popullin nga Nacionalçrimtar-ja, për ta ndarë popullin në dy pjesë, me qëllim që ta fusnin në luftë civile; pavarësishtë se apologjetët e sotëm të tyre për këtë duan të akuzojnë Nacionalçlirimtaren. 

Dhe për t’ia arrit këtij qëllimi organet e larta gjermane, duke e ditur se shumica drejtuese e organeve shtetërore kuislinge nuk gëzonin asnjë prestigj para masës së gjerë të popullit, filluan nga përpjekjet për riorganizimin e pushtetit kuisling me ndihmën e forcave të tjera reaksionare. Për këtë gjë, menduan të aktivizonin “figura” të reja sa më pak të kompromentuara në popull, duke deklaruar se do të bënin edhe “reformë agrare”. 

Kështu, më 8 shkurt 1944 shpallet plotësimi i Qeverisë Kuislinge e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, ku përfshiheshin edhe tre ministra të rinj, anëtarë të KQ të Ballit Kombëtar: Koço Muka ministër Arsimi, Kolë Tromara ministër i Kulturës dhe Bahri Omari ministër i Punëve të Jashtme. Ndërsa Legaliteti e mbushi atë qeveri me njerëzit e tij të administratës së vjetër, të periudhës së Zogut. 

Ndërkohë, anglezët, në kushtet e krijuara, duke shpresuar se Lufta Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar nuk do të zhvillohej në Veri në ato përmasa që kishte marrë në Jug, menduan t’i vinin në ndihmë mikut të tyre Abas Kupit, me shpresë ta ndanin Shqipërinë në dy pjesë: në Gegëri dhe Toskëri, që më vonë kjo e fundit t’i bashkohej Greqisë.

Për këtë arsye anglezët urdhëruan kryetarin e Misionit të tyre Ushtarak në Shqipëri që të mos e pranonte ftesën e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për të marrë pjesë në Kongresin e Përmetit. 

Ndërsa Misioni Ushtarak Amerikan në Shqipëri bëri të kundërtën. 

Anglezët e morrën atë vendim se e dinin qw në Veri monarkia Zogiste kishte djepin e saj, prandaj menduan që Veriu i Shqipërisë duhej të bëhej barikadë për Frontin Nacionalçlirimtar, ngaqë ai Front udhëhiqej nga PKSH. 

Për këtë qëllim anglezët dërguan pranë Abas Kupit oficerat e lartë Maklin dhe Emer, me qëllim që Legaliteti të bashkohej me Ballin Kombetar dhe, duke i forcuar me ndihma, t’i kundërviheshin Frontit Nacionalçlirimtar. 

Sikundër dihet, kur UNÇSH kaloi për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut, anglezët kërkuan dhe tentuan që ndarjen Toskëri e Gegëri ta bënin duke hedhur desant ajror në krahinën e Darsisës (bregu jugor i l.Shkumbin, në Rrogozhinë), por nuk u pranua nga SHP i UNÇSH. 

Ndërkohë edhe Ahmet Zogu nga ana e tij pat filluar përpjekjet për krijimin e një qeverie të tij në mërgim; nëse do krijohej dhe do njihej kjo qeveri në mërgim, do të mund të ndodhte në Shqipëri ajo që ndodhi në Greqi në fund të luftës. 

Nga ana tjetër, në shkurt 1944 kryetari i Ballit Kombëtar, Mitd’hat Frashëri i kërkoi Komandës Aleate të Mesdheut, (nëpërmjet oficerit anglez që ndodhej në qarkun e Vlorës), të dërgonte në Kajro Skënder Muçon “për të diskutuar mundësinë e një Federate Ballkanike”, me shpresë se do të përkrahej nga anglo-amerikanët, si dhe për të siguruar “ndihma të menjëhershme”. 

Por anglezët nuk i kthyen përgjigje as po e as jo, pasi kishin hallin se diskreditoheshin, prandaj u mjaftuan me udhëzimet që i dhanë BBC-së për të mos e diskredituar Ballin Kombëtar! 

Njëkohësishtë, kryetari i Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri, për të realizuar sa më shpejt asgjësimin e UNÇSH, në fillim të muajit prill 1944 filloi nga përpjekja për t’u lidhur me reaksionin grek. Qëllimi ishte që me forca të bashkuara të armatosura të të dy vendeve,  (të Ballit Kombëtar tonin dhe të Zervës së Greqisë), të shkatërronin LANÇ-in si në Shqipëri edhe në Greqi. Madje propozuan që të krijonin edhe një Federatë Greko-Shqiptare, duke shprehur dëshirën që të përfshihej edhe Turqia. Dhe për ta realizuar sa më shpejt krijimin e federatës greko-shqiptare krijuan një komision të përbërë me përfaqësues të Ballit Kombetar, të Qeverisë Kuislinge dhe të Legalitetit. Për këtë, në fillim të prillit 1944 filluan bisedimet në Selanik. 

Në këtë aktivitet kundër LANÇ-it dhe pavarësisë së Shqipërisë nuk ndenjën sehirxhinj edhe kuislingët. Ishte vetë Mehdi Frashëri, kryetari i Regjencës Kuislinge, i cili në mars 1944 filloi nga përçapjet të lidhej edhe ai me anglo-amerikanët përmes Presidentit të Turqië, të cilin e kishte mik personal. Qëllimi ishte që, mundësishtë me ndihmën e tyre, pasi të mbaronte lufta, të vinte në pushtet regjimi i vjetër, për të ruajtur privilegjet e tyre. 

Por ajo që e bënte situatën politike në Shqipëri edhe më të rezikshme për pavarësimin e saj, ishte nisma e të gjithë kuislingëve dhe organizatave tradhëtare për të nëshkruar një akord me qeverinë greke në Kajro, përmes të cilit t’i jepnin Greqisë të ashtuquajturin Vorio-Epir, duke e futur vendin tonë në suazën e mbretërisë greke, me të drejta “autonome”. 

Por PKSH-ja i kapi këto përpjekje të tyre qysh në fillesat e atij aktiviteti, gjë që ajo orvatje dështoi. Dhe këtë dështim e pranon vetë edhe gazeta “Vradhini”, që botohej në Athinë, e cila shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte definitivisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”. 

Në këto kushte,  para PKSH-së delte urgjentisht e nevojshme të ndryshohej gjendja më favor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Frontit Nacionalçlirimtar. Dhe kjo duhej të arrihej duke marrë masa të reja politike dhe ushtarake. 

Cilat ishin këto masa urgjente? 

1. Shndërrimi i ushtrisë partizane në ushtri të regullt dhe të bëhej çlirimi i gjithë vendit sa më shpejt prej saj. Për këtë qëllim u shpall mobilizimi ushtarak i përgjithshëm i popullit. 

2. Të bëhej legjitimimi i pushtetit të Këshillave Nacionalçlirimtare dhe forcimi i tyre, duke i paraprirë krijimit të ndonjë qeverie tjetër antikombëtare brenda apo jashtë vendit. 

Me realizimin e këtyre dy detyrave më të rëndësishme, Shqipëria rifitonte pavarësinë e humbur prej 7 prillit 1939. 

Por që të realizoheshin këto detyra duhej krijimi i strukturave shtetërore të ligjshme, të zgjedhura nga populli. Për këtë lypej një kuvend i ngjashëm si ai i Vlorës 1912. 

Dhe, për këto çështje fondamentale Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me propozim të PKSH, thirri Asamblenë Popullore, që njihet me emërin KONGRESI i PËRMETIT, i cili përcaktoi legjitimitetin urgjent të këshillave nacionalçlirimtare, si i vetmi pushtet i ligjshëm i popullit shqiptar; rikrijoi shtetin sovran e të pavarur me qeverinë e vetë demokratike; si dhe e shndërroi ushtrinë partizane në ushtri të rregullt.  

Nga kjo Asamble mbarë popullore doli Kuvendi Popullor, të cilin Kongresi i Përmetit e quajti Këshilli Nacionalçlirimtar, dhe që ishte Kuvendi i Parë Popullor në Shqipëri. 

Nga ky Kuvend Popullor do të krijohej Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e Qeverisë së Përkohëshme, e cila është qeveria e parë demokratike e Shqipërisë. 

Në Kongresin e Përmetit morën pjesë përfaqësues nga këshillat nacionalçirimtare, (si prej zonave të çliruara, edhe nga ato të paçliruara), nga Bashkimi i Rinisë Antifashiste, nga Bashkimi i Gruas Antifashiste dhe nga Ushtria Nacinalçirimtare, ku 40% e delegatëve vinin prej rradhëve të kësaj ushtrie. 

Krahas rëndësive të tjera, vlen të theksohet, se për herë të parë në historinë e Shqipërisë gratë marrin pjesë në votime për zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, madje do të zgjidheshin edhe vetë ato për herë të parë si përfaqësuese të popullit. 

Gjithashtu, për herë të parë përfaqësuesit e popullit nuk do të zgjidheshin në bazë të shkallës fisnore dhe pasurisë, sikundër bëhej në periudhën e Zogut e që bëhet edhe sot, por në bazë të meritave të luftës kundër armiqve të atdheut. 

Kongresi u mblodh në qytetin e lirë të Përmetit në datat 24-28 prill 1944, i cili, përveç që sanksionoi përfundimisht pavarësinë e Shqipërisë, i parapriu edhe mos krijimit të ndonjë qeverie tjetër me ndihmën e të huajve apo reaksionit antishqiptar, si dhe krijoi të gjitha kushtet për vendosjen në Shqipëri për herë të parë të një pushteti demokratik, si dhe për zgjedhjen e sistemit politik shteteror nga vetë populli. 

Duke parë rëndësinë jetësore për Shqipërinë të këtij Kongresi –Kuvend, a mund të thuhet : “Jam me Mit’hat Frashërin dhe nuk i besoj historisë që kanë shkruar fitimtarët.” (?!) Të shprehesh në këtë mënyrë për Luftën Nacionalçlirimtare do të thotë të jesh i verbër që, duke parë, nuk sheh. 

Tiranë, 23 Maj 2024

My son served the nation", Dilaver Goxhaj: Dritan does not ask for mercy,  but justice! - Aktualitet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments