15.9 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeDetaje për vrasjen në Shtip: Vrasësi e thirri viktimën për t’u pajtuar,...

Detaje për vrasjen në Shtip: Vrasësi e thirri viktimën për t’u pajtuar, armën e bleu në Shkup

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka nisur procedurë hetimore kundër pesë personave për vrasjen që ndodhi më 8 maj në një lokal në Shtip. I dyshuari kryesor, 21-vjeçar, akuzohet për “Vrasje me paramendim dhe nga hakmarrje” dhe “Tregti e paautorizuar me armë”. Katër të tjerët – tre burra dhe një grua të moshës 22 deri 28 vjeç – akuzohen për ndihmë pas kryerjes së veprës penale.Sipas hetimeve, autori kishte blerë një pistoletë 9 mm në Shkup për 1.100 euro nga një person i panjohur. Ai ishte takuar me viktimën, gjithashtu shtetas turk, përmes aplikacioneve mobile, me pretekstin për të zgjidhur një konflikt të vjetër. Pas një bisede 15-minutëshe në kafene, ai shkoi në tualet, u kthye dhe qëlloi disa herë ndaj viktimës, i cili ndërroi jetë nga plagët.Pas vrasjes, katër bashkëpunëtorët ndihmuan autorin të arratisej drejt Shkupit me një BMW, por u kapën nga policia pranë pikës së pagesës në Milladinovci. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për të gjithë të dyshuarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments