10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeri tani janë vaksinuar 500.995 qytetarë

Deri tani janë vaksinuar 500.995 qytetarë

Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat e shtetit, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat vaksinuese në shtet dhe në terren, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 13.810 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 862.426 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 361.431 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Me shifrat e fundit, siç potencohet, 63 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksinë, 60 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë, 55 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë dhe 45 për qind e popullatës mbi 50 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë.

Nga Ministria potencojnë se qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit në shtet.

Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vende të banura rurale, lagje. Ueb platforma vakcinacija.mk është e hapur për termin për vaksinimin e fëmijëve. Rivaksinimi zhvillohet në sallat sportive nëër qytetet në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në QS A1 Boris Trajkovski në Shkup, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe apelojnë qytetarët të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments