BallinaLajmeDeputeti Skender Rexhepi-Zejdi godet VLEN-in pas ndalimeve të Adnan Azizit dhe Bekim...

Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi godet VLEN-in pas ndalimeve të Adnan Azizit dhe Bekim Qokut në Shqipëri: “Shumë afër… veç jo për secilin”

Deputeti dhe lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd, ka reaguar me ironi pas raportimeve për ndalimin e hyrjes në Shqipëri të disa zyrtarëve të koalicionit VLEN.Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rexhepi-Zejd ka përcjellë një mesazh me nënkuptime politike, duke shkruar:

“Shqipëria jonë e bukur është shumë afër… …veç jo për secilin.”

Reagimi i tij vjen në kohën kur deputetët e VLEN-it Bekim Qoku dhe Adnan Azizi, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë përballur me ndalim hyrjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publik një sqarim zyrtar për arsyet e ndalimit të tyre, ndërsa në opinion kanë qarkulluar pretendime se ndaj disa funksionarëve të VLEN-it mund të jenë vendosur masa që ua ndalojnë hyrjen në Shqipëri.

Postimi i Rexhepi-Zejdit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments