10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeDeputetët do të votojnë të shtunën për përbërjen e qeverisë së re

Deputetët do të votojnë të shtunën për përbërjen e qeverisë së re

Seanca parlamentare në të cilën do të zgjidhet përbërja e Qeverisë së re është caktuar për këtë të shtunë, duke filluar nga ora 11 , pasi sot, kryeministri i caktuar Zoran Zaev dorëzoi propozimin për kabinetin e ri qeveritar.

Jozyrtarisht, Zëvendëskryeministri aktual për cështje Ekonomike dhe ish Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, po transferohet në Ministrinë e Arsimit, dhe Jagoda Shahpaska do të kryesojë Ministrinë e Punës.

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupco Nikolovski do të jetë ministri pa portofol përgjegjës për luftimin e korrupsionit në qeverinë e re, dhe ekziston mundësia që ai të jetë një nga zëvendëskryeministrat.

Transporti dhe komunikimi do të menaxhohen nga Blagoj Bochvarski, dhe Bojan Maricic do të kryesojë Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të kryesojë Sekretariatin për cështjet Evropiane, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të drejtohet nga Goran Milevski. Ministrja e re e Kulturës do të jetë Irena Stefoska. Departamentet e mbrojtjes dhe të shëndetit do të vazhdojnë të drejtohen nga Radmila Sekerinska dhe Venko Filipce. Oliver Spasovski kthehet në krye të Ministrisë së Brendshme.

Sipas drejtuesit të Besës, Bilal Kasami, partisë i është dhënë ministria e bujqësisë.

BDI në qeverinë e re për herë të parë merr pozicionin drejtues në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila do të drejtohet nga Bujar Osmani. Artan Grubi do të jetë Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Sistemit Politik, Fatmir Besimi është Ministri i ri i Financave, dhe Naser Nuredini do të kryesojë Departamentin e Ekologjisë. Kreshnik Bekteshi mbetet Ministër i Ekonomisë.LSDM gjithashtu merr pozicionin e Zëvendëskryeministrit për cështje Ekonomike, dhe ku do të emërohet Fatmir Bitiqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments