16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeDEMANT: PDSH - nuk është thënë karantinë, por të merren shembuj nga...

DEMANT: PDSH – nuk është thënë karantinë, por të merren shembuj nga vendet me shumicë muslimane dhe të dëgjohen ekspertët

Disa portale/media jo vetëm që nuk i pasqyrojnë press konferencat e PDSH-së që duhet të jetë edhe qëllim i tyre për informim të qytetarëve përkundrazi ata dezinformojnë, shpifin dhe thonë gjëra të pavërteta që nuk janë thënë nga eksponentë të partisë. Me fjalë të tjera kjo është një “fake news” dhe lajm zhurmues për të ndryshuar të vërtetën. Është për të ardhur keq se opinioni publik manipulohet nëpërmjet këtyre lajmeve të rreme. Ne qëndrojmë besnik në luftën kundër dezinformatave – “fake news”. 

Më poshtë gjeni transkriptën e plotë të fjalimit të kryetarit të PDSH, z. Menduh Thaçi dhe videon nga konferenca për shtyp:

Në pyetjen e gazetarit drejtuar liderit të PDSH se “A mendoni se duhet të hapen xhamitë për faljen e Bajramit?”, Menduh Thaçi u shpreh:

“Çdo dimension jetësor bëhet i rrezikshëm kur tentohet të politizohet, pas politizimit zakonisht ekziston manipulim apo tentim për të manipuluar për interesa të caktuara grupore, më atraktive është të thuhet partiake, ende më atraktive nëse thuhet për qëllime të pushtetit. Ju e dini se në karierën time asnjëherë nuk jam përgjigjur në aspekt jo të sinqertë, manipulues apo përfitues, personalisht për vete dhe për partinë. Jemi në situatë serioze dhe mendoj se të gjithë ne dhe qytetarët në këtë luftë të vështirë të cilën besoj se do t’a fitojmë, me udhëheqjen e eskpertëve shëndetësor, mjekët dhe ne duhet t’i dëgjojmë ato, pa i dëgjuar oficerët e kësaj lufte, e kemi të vështirë t’a fitojmë luftën, por edhe nëse e fitojme, do t’a fitojmë me pasoja shumë të mëdha.

Çështja e dytë, ne edhe pse si shtet nuk bëjmë pjesë në shtetet e zhvilluara shumë, duhet të ndjekim se si sillen shtetet e zhvilluara perendimore, në anën tjetër si muslimanë duhet t’i ndjekim shtetet e zhvilluara që kanë shumicë absolute muslimane si shembull Turqinë, dhe t’i besojmë këtyre shteteve, dhe sidomos e kam ndjekur pozicionimin e qeverisë Turqisë, institucioneve shëndetësore të Turqisë, Presidentit të Turqisë dhe vazhdoj të them se Turqia si shtet me mbi 90% muslimanë ka një veçori nga shtetet tjera muslimane sepse është anëtare e NATO-s dhe është testuar me një pushtet demokratik nëpërmjet votës lirë dhe zgjedhjeve demokratike, për këtë arsye nuk bëj pjesë te njerëzit që duan të manipulojnë me poena politikë, duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, pandemia nuk ka kaluar, unë sot qëndrim të prerë decid nuk do të marrë, vetëm do ju sugjeroj qytetarëve të dëgjojnë mjekët që njohin, që kanë familje, shoqërinë e tyre, mjekët të cilët nuk i njohin dhe flasin në publik, dhe institucionet shëndetësore të cilët janë përgjegjësit kryesorë dhe njerëzit të cilët na udhëheqin në këtë drejtim.”

Shërbimi për Informim, PDSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments