11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeDelegacioni i lartë amerikan vizitoi Abazoviqin në ditën e tij të parë...

Delegacioni i lartë amerikan vizitoi Abazoviqin në ditën e tij të parë si kryeministër

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot në ditën e ti të parë në krye të ekzelutivit malazez ka pranuar ndihmës-sekretaren amerikane për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Abazoviq tha se Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta forcojnë partneritetin.

“Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta forcojnë partneritetin. Fokusi ynë është sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. Jam i nderuar me vizitën e Karen Donfried, zyrtare e lartë amerikane dhe ekipin e saj, në ditën e parë të punës së kabinetit tim, të cilët i mirëprita së bashku me ministrin e Jashtëm, Ranko Krivokapiq”, shkroi Abazoviq.

Me vizitën e tyre në Mal të Zi, Donfried dhe Escobar përfundojnë vizitën e tyre pesëditore në Ballkanin Perëndimor, e cila filloi të hënën në Kosovë, më pas në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments