19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeDekreti për shqipen në uniformat e policisë nuk ka hyrë akoma në...

Dekreti për shqipen në uniformat e policisë nuk ka hyrë akoma në fuqi – Qeveria pa sqarim

Qeveria akoma nuk thyen heshtjen mbi mendimin pozitiv të Sekretariatit për Legjislacion ndaj kërkesës së Ministrisë së Brendshme për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat dhe emblemat e policisë, shkruan Alsat.

Nga organi ekzekutiv thonë se për dy ditë presin përgjigjen e institucioneve nga të cilat kanë kërkuar informacion, por pa konkretizuar asgjë më tepër.

Mbetet e paqartë se si për dy vite, mendimi pozitiv nuk u formalizua në dekret i cili do të mundësonte përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë aty ku të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase, përkatësisht gjuhën shqipe.

Javën e kaluar Alsat ekskluzivisht raportoi për mendimin e Sekretariatit për Legjislacion dorëzuar më 12 gusht 2020 në MPB, i cili duhet të kalojë si dekret në Qeveri dhe më pas të miratohet nga ana e ministrit të Brendshëm në Rregulloren për përdorimin e uniformave të policisë.

Edhe pse mendimi pozitiv i thirret Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i njëjti që nga miratimi nuk gjen zbatim. Dispozitat e tij përcaktojnë qartë zbatimin e gjuhës shqipe në raport me uniformat e forcave të rendit.

“(3) Uniformat e policisë, të zjarrfikësve, të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj”, thuhet nw Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, Neni 8.

Pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Qeveria të njëjtin e kishte dërguar në Komisionin e Venecias për të vlerësuar nëse dispozita të caktuara bien ndeshë me Kushtetutën e vendit. Komisioni kishte vendosur se përdorimi i gjuhës shqipe në monedha dhe uniforma nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe se mund të zbatohet sipas nenit 8.

Në vitin 2020 kur aktet normative për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë ishte dorëzuar në Qeveri, organi ekzekutiv ishte prononcuar se vendimi akoma nuk ka ardhur në rend dite, duke mos dhënë detaje të tjera.

Katër vite pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i njëjti përveç se në uniformat e policisë pyjore nuk gjen zbatim në uniformat e asnjë force tjetër, përfshi policinë, ushtrinë, doganat dhe njësitë tjera në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe komunat ku të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën shqipe./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments