15.8 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaSportDebutim ëndrrash për 17 vjeçarin Hisar Ali, gol vendimtar kundër Shkupit.(video)

Debutim ëndrrash për 17 vjeçarin Hisar Ali, gol vendimtar kundër Shkupit.(video)

Është vetëm fillimi sepse e jashtëzakonshmja do vijë së shpejti.Ndeshja e parë dhe një debutim ëndrrash për Hisar Ali Cali,ndonëse më i riu i kampionatit.Ai shënoi kundër skuadrës së fortë të Shkupit,ashtu siç di të bëjë çdoherë dhe i solli një pikë të madhe nga kryeqendra.Gol në debutim,me skuadrën që poashtu ka debutuar në Ligën e parë elitare të futbollit në Maqedoninë e Veriut, kjo përbën një lajm të madh për një ndër talentët e mëdhenj të futbollit vendorë.
Tashmë nuk është vetëm Barcelona që provon 17 vjeçarët për tu dhënë shansin e madh për tu bërë yjet e së ardhmes. Hisar Ali ka thuajse të njëjtin potencial, sepse ai është një golashënues i lindur dhe këtë e dëshmon edhe në Reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut me grupmoshat e reja .

Ndeshjen ndaj Shkupit ai do ta mbajë mend gjatë sepse tregoi se ndonëse i ri dhe debutues,ai la gjurmë sepse ishte vendimtar. Shumë gjakftohtë para portës ,kjo tregon instiktin e tij vrasës para se të shënojë.

Besa e Dobërdollit tashmë ka një xhevahir në radhët e veta, me gjithë potencialin e një futbollisti ndonëse shumë i ri, por shumë i jashtëzakonshëm që do lërë gjurmë në të ardhmen.

Nuk gabon Besa e Dobërdollit

17-vjeçari Hisar Ali sot shënoi golin e barazimit ndaj Shkupit
Kemi shkruar në të kaluarën për sulmuesin e talentuar Hisar Ali, dhe sot ai ishte lojtari kryesor i Besës duke barazuar rezultatin në 1:1.

Hisar Ali është golashënues i tillë që nuk fal para portës. Besa e Dobërdollit detektoi me kohë aftësitë e tij prej sulmuesi të spikatur dhe bëri lëvizje të mençur kur bëri për vete kartonin e tij të futbollistit.TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments