Dauti-Transport Shped’ AD Shkup, merr vendimin ‘Operator i Autorizuar Ekonomik’

161

Zëvendës Drejtori i Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Muarem Asani, së bashku me Ndihmës Drejtorin e Sektorit për Sistem Doganor, Zlatko Veterovski dhe Këshilltarin e Drejtorit – Toni Stankovski , sot zhvilluan një vizitë pune në kompaninë “DAUTI TRANSPORT SHPED” AD Shkup. Qëllimi i vizitës ishte dhënia e Miratimit për Operator të Autorizuar Ekonomik.

Statusi i OAE është markë e pranuar ndërkombëtare për kualitet, e cila tregon se operatorët ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut (prodhuesit, eksportuesit, importuesit, transportuesit e mallrave, transportuesit) në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit janë të sigurt dhe se kontrollet e tyre doganore dhe procedurat janë efikase dhe të harmonizuara. Autoriteti doganor, në përputhje me kriteret e përcaktuara në Ligjin doganor, dhe kur është e nevojshme edhe sipas konsultimeve paraprake me autoritetet e tjera kompetente të administratës shtetërore në fushën e sigurisë dhe financave, miraton status të “operatorit të autorizuar ekonomik” për secilin operator ekonomik të regjistruar në zonën doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fitimi i statusit “Operatori i autorizuar ekonomik” është certifikim i kompanisë, si një partner i besueshëm dhe i sigurt i Drejtorisë Doganore dhe një partner i besueshëm dhe i sigurt në zinxhirin furnizues ndërkombëtar dhe rajonal. Pasi të bëheni OAE, në bashkësinë ndërkombëtare do të njiheni si një partner biznesi i besueshëm. OAE ofron një numër përfitimesh si kosto të reduktuara për transaksionet tregtare, përparësi në kufi, menaxhim më të mirë dhe më pak kontrolle, njohje ndërkombëtare dhe përfshirje më e madhe në zinxhirët tregtarë ndërkombëtarë.

Drejtoria e Doganave vazhdimisht inkurajon kompanitë në vend të fitojnë statusin e Operatorit të Autorizuar Ekonomik dhe kështu të kontribuojnë në përfshirjen e zinxhirit global të furnizimit dhe rritjen e eksporteve. Doganimi i mallrave në tregtinë ndërkufitare është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e konkurrencës si të eksportuesve, ashtu edhe të importuesve. Deri më tani, 20 kompani në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë statusin e Operatorit të Autorizuar Ekonomik.