15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeDashtevski: KShZ e përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve, kandidaturat do të dihen...

Dashtevski: KShZ e përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve, kandidaturat do të dihen më 11 shtator

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, thotë për Evropën e Lirë kryetari i këtij komisioni Aleksandar Dashtevski. Ai bën të ditur se janë kompletuar trupat zgjedhorë, ndërsa në rrjedhë e sipër janë afatet për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që përfundon më 30 gusht dhe kontrolli në regjistrin e votuesve që përfundon më 9 shtator.

Edhe këto zgjedhje do të mbahen duke respektuar protokollet anti kovid, thotë Dashtevski I cili apelon te anëtarët e komisioneve zgjedhore që të vaksinohen. Risi e këtyre zgjedhjeve është e kontrolli i shenjës së gishtërinjve të votuesve, metodë që përdoret në 50 shtete të botës me qëllim të shmangies së parregullsive thekson kreu I KSHZ-së.

“Shembull të freskët e kemi referendumin ku rezultatet e konfirmuara flasin për votim brenda 7 apo nëntë sekondave. Të gjitha këto lëshime do të eliminohen dhe besoj se do të kemi kthim të punëve nga e mbara. Kjo do të duhej të ishte ashtu sepse ne jemi të orjentuar nga NATO dhe BE dhe nuk duhet të lejojmë eksperimente të tilla të votimit për disa sekonda”, u shpreh kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Deri në fund të javës së ardhshme pritet të arrijnë pajisjet e para për identifikimin biometrik të votuesve dhe të hënën inxhinierët nga Gjermania duhet të mbërrijnë në vend. Kontrolli I votuesve do të bëhet duke vënë së pari dokumentin e identifikimit personal, pas së cilës do të shfaqen të dhënat personale.

Duke vendosur gishtin, kamera tregon nëse personi ka votuar. Nëse ai ka votuar, drita e kuqe do të ndizet, dhe nëse ai nuk ka votuar do të ndizet drita jeshile. Në rast se personi nuk është në vendvotimin aktual, kamera do të tregojë një dritë të verdhë dhe informacion në cilin vendvotim duhet të shkojë votuesi.

I pyetur nëse ka filluar fushatë e para kohëshme nga kandidatë të caktuar, kreu I KSHZ-së thotë se tani për nuk mund të flitet për kandidat pasi ato duhet të certifikohen nga KSHZ.

“Nuk mund të lëshohem direkt nga rasti në rast por më 11 shtator në ora 24 është afati I publikimit të listave dhe atëherë do të dime se kush janë kandidatët zyrtarë”, theksoi Dashtevski.
Deri më tani në KSHZ janë dorëzuar 15 lista të kandidatëve të pavarur për kryetarë komunash, dhe vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për 18 kandidatë të tjerë. Poashtu janë 42 lista për këshillat komunal për të cilat nënshkrimet janë mbledhur, dhe 24 të tjera janë në proces.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments