15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeDASH: Maqedonia të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë

DASH: Maqedonia të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë

Për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm kërkohet përdorimi i aftësive të të gjithë qytetarëve”, tha për “Zërin e Amerikës” zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne inkurajojmë Maqedoninë e Veriut të investojë në edukimin e të rinjve të saj për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë në vend”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, është e nevojshme të përdoren aftësitë e të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi.

Ai theksoi se varet nga qytetarët e vendit dhe udhëheqësit e tyre nëse programet e reja janë të nevojshme në sistemin arsimor.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit ka luajtur një rol jetik në ndihmën për të ndërtuar Maqedoninë e Veriut si një demokraci multietnike dhe parandalimin e konflikteve të mëdha”, tha ai, duke përshëndetur përparimin që vendi ka bërë gjatë 20 viteve të fundit në avancimin e parimeve të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments