15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaDanimarka dhe Franca janë dy shtetet evropiane që po i japin fund...

Danimarka dhe Franca janë dy shtetet evropiane që po i japin fund kufizimeve të Covid-19

Danimarka u bë të martën vendi i parë i Bashkimit Evropian që hoqi të gjitha kufizimet e saj të Covid, pavarësisht numrit rekord të rasteve, duke u mbështetur në shkallën e lartë të vaksinimit për të përballuar variantin më të butë Omicron.

Pas përpjekjes së parë për të hequr të gjitha kufizimet midis shtatorit dhe nëntorit, vendi skandinav do të heqë detyrimin për të mbajtur maskat, çertifikatën shëndetësore dhe orët e kufizuara për hapjen e bareve dhe restoranteve.

Po ashtu, Franca është vendi tjetër evropian që do të heqë kufizimet. Nga e mërkura, maskat nuk do të jenë më të obliguara në ambientet e jashtme në vend, ndërsa të punuarit në shtëpi tani mbetet vetëm një rekomandim.

Stadiumet dhe vendet kulturore nuk do të kenë më kapacitete të kufizuara personash. Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura deri në një vendim tjetër më 16 shkurt. Megjithatë autoritetet franceze thanë se do të jenë vigjilentë nëse rastet rriten.

Edhe Gjermania po përgatitet t’i japë fund kufizimeve të Covid-19. Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann në një intervistë për gazetën ”Rheinische Post” deklaroi se heqja e kufizimeve do të varet vetëm nëse vendi nuk do të përballet me variante të reja të koronavirusit që mund të ndryshojnë tërësisht situatën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments