4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaOpinionÇUN LAJÇI / Kadri burri!( Pashë t'madhin zot, mos ia futni...

ÇUN LAJÇI / Kadri burri!( Pashë t’madhin zot, mos ia futni kot, pa e lexua)

Kadri burri!

E di se nuk keni kohë me lexua, çka shkruejmë ne artistët- shkrimtarë, se jemi t’vegjël, por megjithate po t’tregoj, se ditë ma parë shkrova fortë mirë për burrninë tande ( e dorën ta dhashë ) që s’pranove me hi n’qeveri me këta dy komandantat tjerë, që menxi priten me i shkua n’konak Isa Begut.
Por, tani t’pashë në nji konferencë për gazetarë, dhe m’u duke i alarmuar, për Veriun e Mitrovicës, e s’po muj pa t’thanë: Qyshë s’u alarmove qeshtu që 20 vjet, kur e kishe pushtetin n’Kuvend, e shokun e luftës President!
Ti sot, a deshte me i tutë gratë, a Kurtin?
Nëse je Luli, thirre Gjarpnin e msyjani, e mos i tmero pleqtë!
Se na, nuk e kemi harrua turrin tand, e t’Hashimit, të ura e Ibrit, 99-tën, kur i ndalojshit shqiptarët, mos me dalë andej, Ibrit, se tuteshit po mbeteni pa serb!
S’po rrejë,as Kurtin s’po ta kursej, por n’internete i keni xhirimet!
Tash, s’ke nevojë me e ndërsy djalin, se s’asht faji i tij, për 50 ditë! Por faji Yt e i Hashimit që nga ajo dita e ’99-tës!
Prit, t’kalon mortaja, se vi unë me xhipin tand t’zi, e namin e bajmë. Por, (nëse janë veç mjekë) ata kurkund n’botë nuk ndalohen n’raste virusësh e vdekjësh! Bile, asht dro me t’u idhnua ky far Grenelli, (n’kryet e t’cilit po betoheni), kur ta merr vesh çka the!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments