9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeÇulevi / Ngjarja e djeshme në Çento me prapavijë politike, MPB-ja vepron...

Çulevi / Ngjarja e djeshme në Çento me prapavijë politike, MPB-ja vepron në mënyrë joselektuese

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev deklaroi se incidenti i djeshëm në Çento është tendencioze dhe me prapavijë politike dhe se lajmet janë të rreme se tre të arrestuarit janë marrë nga shtëpia dhe janë maltretuar në stacionin policor Gazi Babë. Theksoi se MPB-ja vepron në mënyrë joselektuese ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë politike nëse shkelen dispozitat ligjore dhe vendimet e Qeverisë.

“Prapavija politike nuk e arsyeton sjelljen në ngjarjen e djeshme në Hasanbeg, por flet për rrezikimin tendencioz të shëndetit të qytetarëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit, ndërsa që është shkaktuar, mes tjerash edhe nga motivet politike”, ka thënë Çulev, duke shtuar se qytetarët ishin të ekspozuar në rrezik i cili, siç tha, të gjithëve ka mundur t’u kushtojë shtrenjtë.

Kumtoi se rreth orës 21:10 minuta  në rrjetet sociale është vërejtur një fotografi e personave të grupuar në rrugën “Alija Avdoviq” në Çento dhe policisë me patrullë e cila ka kontrolluar nëse atje shkelen masat e Qeverisë për respektimin e orës policore. Kur kanë arritur atje, ka pasur tetë persona dhe një pjesë e tyre kishin ikur, ndërsa tre kishin mbetur në vendin e ngjarjes dhe janë privuar nga liria dhe janë dërguar në SP Gazi Babë për veprim të mëtutjeshëm.

“Gjatë privimit nga liria, një person është prezantuar si anëtar i Këshillit të Komunës së Gazi Babës nga radhët e LSDM-së, me çka ka dashur të bëjë presion ndaj nëpunësve policorë me qëllim që të mos privohet nga liria”, ka thënë Çulev.

Është kryer bisedë dhe është përgatitur material zyrtar dhe në bazë të kësaj janë parashtruar kallëzime penale për vepër ndëshkuese penale sipas nenit 206 nga Kodi penal, mes të cilëve edhe për këshilltarin e LSDM-së.

Më pas, tha Çulev, rreth orës 22:00, është marrë informacion se në vendin ku ata ishin arrestuar është mbledhur një grup i madh i njerëzve motivi i të cilëve ishte, siç tha, informacioni i rremë se janë maltretuar fizikisht në stacionin policor dhe se janë privuar nga liria në shtëpitë e tyre.

“Potencoj se dy informacionet nuk janë të sakta dhe kjo është konfirmuar në deklaratat që i kanë dhënë personat të cilët theksojnë se janë hasur në rrugën ‘Alija Avdoviq’ dhe dërguar në stacionin policor”, ka thënë Çulev.

Lidhur me incizimet në rrjetet sociale dhe në ueb-portalet në të cilat shihet dhe dëgjohet se kryetari i komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, jep premtim se personalisht do t’i lirojë dhe kundër tyre nuk do të ketë parashtresë, ministri theksoi se MPB-ja vepron në mënyrë joselektuese ndaj të gjithë qytetarëve të shtetit dhe gjithkund ku shkelen dispozitat ligjore dhe vendimet e Qeverisë vepron në pajtim me ligjin.

Prandaj, tha, kundër tre personave janë parashtruar kallëzime penale deri tek Prokuroria Themelore Publike dhe se sipas procedurave standarde lidhur me shkeljen e ndalesës për lëvizje dhe pas dokumentimit të rastit, që të tre janë liruar dhe më pas grupi i qytetarëve të grumbulluar janë larguar pas intervenim policor.

Për zbardhjen e plotë të rastit, MPB-ja ndërmerr aktivitete dhe është siguruar video incizim që të identifikohen të gjithë personat të cilët mbrëmë e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kundër tyre do të ketë kallëzime penale.

“Ndërsa ata të cilët publikisht japin thirrje për mosrespektimin e lëvizjes, pas konfirmimit të identitetit të tyre do të parashtrohen dy kallëzime penale për dy vepra penale – për nxitje për mosrespektimin e vendimeve të Qeverisë dhe për vetë mosrespektimin e vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Çulev, duke theksuar se një pjese të personave tani më u është konfirmuar identiteti.

Apeloi deri tek të gjithë subjektet të përmbahen nga çdo deklarata dhe veprime me të cilat do të tentojnë t’i shkelin ligjet, ndërsa njëkohësisht t’i prishin edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Kjo, tha, është derdhje e vajit në zjarr dhe në gjendje të përgjakshme në të cilën gjendet shteti dhe e vështirëson punën e policisë dhe nuk u shkojnë në shtesë të qytetarëve.

“Pa dallim të përkatësisë politike, ne të gjithë jemi aleatë në këtë luftë dhe luftojmë me armikun e përbashkët”, theksoi Çulev, duke apeluar deri tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i respektojnë vendimet e Qeverisë.

MPB-ja paraprakisht kumtoi se mbrëmë në orën 22:00 në Stacionin polcior Gazi Babë policia i ka privuar nga liria V.M. (19) nga Haraçina, S.R. (21) nga Hasanbegu dhe B.V. (30) nga Hasanbegu, të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje dhe pasi janë arrestuar, një grup i madh i qytetarëve kanë dal në rrugën “Alija Avdoviq” për të protestuar. fb/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments