7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeCOVID-19: PAS SHKUPIT TETOVA ME 5 KOMUNAT RURALE RAJONI MË I GODITUR

COVID-19: PAS SHKUPIT TETOVA ME 5 KOMUNAT RURALE RAJONI MË I GODITUR

Pas Shkupit që numëron 17.319 raste me COVID-19, prej të cilëve 7114 janë aktive, Tetova rradhitet si komuna e dytë në Maqedoninë e Veriut me më shumë të infektuar – thonë raportet e autoriteteve të shëndetësisë. Të dhënat tregojnë se Tetova me 5 Komunat rurale përreth ka 2765 raste me COVID-19, kurse aktive regjistrohen 981 prej tyre.

Sipas raportit të MSH-së, dy ditët e fundit Tetova nuk ka pasur asnjë pacient të shëruar gjë që janë ngritur shqetësime për presione ndaj spitalit. Javën e kaluar në rajonin e Komunave të Tetovës janë shënuar edhe 16 pacientë që kanë humbur betejën me COVID-19.

Pavarëisht shifrave shqetësuese, I lartë është edhe numri I pesronave, të cilëve SPB-Tetovë u ka shqiptuar gjoba për mosmbajtje të maskës. Raportohet për mbi 600 dënime.

Krahas këtyre shifrave që renditin Tetovën në listën e zonave të rrezikuara për transmission të virusit, para bankave vazhdojnë të përsëriten pamjet e rrëmujave dhe tollovive, krahas thirrjeve për respektimin e masave dhe distancës, duket se e njëjta nuk po respketohet.

Autoritetet e Shtabit të Krizës së Komunës së Tetovës bëjnë thirrje që respektimi protokolleve që janë në fuqi është mënyra e vetme për të luftuar virusin, duke siguruar se krahas vështirësimit të gjendjes epidemiologjike, sic thonë, kanë situatën nën kontroll

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments