6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeCovid-19, Greqia shënon viktimën e shtatë

Covid-19, Greqia shënon viktimën e shtatë

Ka shkuar në shtatë, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Greqi.

Korrespondentët e Top Channel-it bëjnë me dijeni se viktima e shtatë është një 87-vjeçar nga Damaskina e Kozanit.

Aktualisht në Greqi ka 464 të infektuar, në një kohë kur qeveria vazhdon shtrëngimin e masave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19 në vend.

Nga e mërkura janë mbyllur të gjitha bizneset në vend, me përjashtim të supermarketeve, farmacive, furrave, pikave të shumicës me ushqime, karburanteve dhe bankave.

Ndërkohë do të mbeten të hapura portet dhe aeroportet, si dhe urbanet, linjat interurbane, taksitë dhe metroja e Athinës.

Po kështu vazhdon hapur parlamenti, por me kufizime përsa i përket numrit të folësve nga çdo parti.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments