6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇmimi i bukës do të ulet për 10% në fund të dhjetorit...

Çmimi i bukës do të ulet për 10% në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit

Mullixhinjtë paralajmërojnë ulje të çmimit të bukës me rreth 10 për qind nga fundi  I dhjetorit ose  nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ata e mirëpresin vendimin e Qeverisë për sigurim të energjisë elektrike me çmime të volitshme me të cilin janë të përfshirë prodhuesit e ushqimit . Ata sqarojnë se çmimi i bukës do të varet edhe nga lëvizja e çmimeve të lëndëve të para.

Goran Malishiq, kryetari i Grupit të industrisë së fabrikave të bukës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

“Me dy vendimet e qeverisë, për çmimin e energjisë elektrike dhe për kufizimin e marzhave në tregtinë me shumicë dhe pakicë, pashmangshëm do të ketë një tendencë rënëse, e cila do të arrijë një çmim normal në situatën aktuale të krizës. Në varësi të kapacitetit të furrës industriale, ulja e çmimeve do të ishte rreth 10 për qind e çmimeve të shitjes me pakicë, normalisht nëse lënda e parë bazë, gruri dhe mielli në bursa, mbeten në këtë nivel”.

Edhe nënkryetari I Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgjievski, vlerëson se ulja e çmimit të bukës dhe produkteve të brumërave varet edhe nga lëvizja e çmimeve të lëndëve të para.

Goran Gjorgjievski, kryetari i Grupit të industrisë së fabrikave të bukës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

“Vendimi për të siguruar energji elektrike me çmime të favorshme për prodhuesit e ushqimit është një masë e rëndësishme nga e cila do të përfitojnë qytetarët dhe ekonomia. Sipas njoftimeve nga institucionet kompetente, kontratat e reja për blerjen e energjisë elektrike me çmime të favorshme duhet të aplikohen nga 1 dhjetori, pas së cilës do të pasonte një periudhë rregullimi dhe në fund të muajit ose nga fillimi i vitit të ardhshëm presim një korrigjim në rënie të çmimeve të produkteve, pra ulje të tyre me rreth 10 për qind. Por duhet pasur parasysh edhe se ulja varet edhe nga lëvizja e çmimeve të lëndëve të para”.

Si masë shtesë që do të ndikojë në uljen e efektit negativ të rritjes së çmimeve të lëndëve të para, ai tregon aktivizimin e rezervave të lëndëve të para. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments