11.8 C
Tetovo
E hënë, 17 Nëntor, 2025
BallinaLajmeClark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak i UÇK-së

Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak i UÇK-së

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij pranë Dhomave të Specializuara të Hagës deklaroi se Hashim Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, shtoi se në vitin 1998 nuk kishte shumë informacione për UÇK-në, por me sa kishin informacione bëhej fjalë për grupe lokale në përgjigje të shtypjes serbe.Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Clark tha se UÇK nuk kishte as komandë dhe as strukturë kontrolli.

Ish-gjenerali amerikan e ka nis sot dëshminë e tij në Hagë, ndërsa është dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

“Mua mu kërkua të shkoja në bisedimet në Rambuje, sepse nëse do të shkoja atje mendoja që t’i bindja serbët që ta pranonin marrëveshjen, e cila ndiqte të njëjtën logjikë që marrëveshjen që kishim hartuar në Bosnje ishte një thirrje e NATO-s për të ndaluar dhunën. S’kishte një plan më të elaboruar…..Mendova që mund të shkoja, por nuk u lejova që të shkoja atje, . Por mu lejua më pas të shkoja dhe të takohesha me shqiptarët e UÇK-së me delegacionin e UÇK-së…13’35;37 U takova me Thaçin në një herë të dytë, përpara sa filluan fushatat bombarduese. Ai ishte një prej personave atje, ishte personi me më autoritet, më i riu, dhe ishte më bindësi. Ishte personi që ishte veshur më mirë, I kishte flokët në mënyrë më të përshtatshme meqë e kuptova ai jetonte në Zvicër fliste gjermanisht, nuk fliste shumë anglisht. Por, ai nuk ishte komandanti ushtarak”,tha ai.

Clark tregoi se kur u takua me Hashim Thaçin për herën e tretë, i kërkoi ndihmë. Por, sipas tij, Thaçi nuk e ndihmoi pasi që nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.

“Kur u takova me të herën e tretë unë kërkova një ndihmë por nuk morëm asnjë ndihmë se ai nuk e kishte fare idenë se çka po ndodhte edhe unë i thash çka po ndodh se problem që kisha si komandat ishte se ne nuk kishim një forcë në terren ne do të mbështetshim në fushatat ajrore donim të mos sulmonim objektivat civile por donim të ndërhynin në forcat ushtarake në terren. Pyetja ime ishte ku janë ata, ku jeni ju pra çka duhet të sulmoj unë ndërkohë përgjigja që mora prej tij ishte asgjë“, deklaroi Clark në Hagë.

Gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se më 1998-ën kishin shumë pak informacion për ushtrisë. Ai tha se e dinin që bëhej fjalë për grupe lokale që ishin formuar më shumë në mënyrë spontane si përgjigje ndaj shtypjes serbe.

“Nuk kishte shumë informacion. Nuk kishte shumë gjëra për të folur sa i takon komandës. Me sa e dinim ne, bëhej fjalë për grupe lokale që ishin formuar pak a shumë në mënyrë spontane në përgjigje të shtypjes serbe në shumë e shumë vitesh në veçanti pas vrasjes së familjes së Jasharve gjithmonë e më tepër filloj të krijohet një alarm i përgjithshëm që do të kishte më shumë zhvillime negative dhe për këtë arsye njerëzit po formonin këto grupe lokale. Me sa dinim ne kaq dinim, unë sigurisht mora shumë informacione lidhur me UÇK nga serbët sesa që kam marr informacion nga forcat tona. Serbët kishin pika të identifikuara në hartë që i kishin si pika të ashtuquajtura pika terroriste ata po mundoheshin që të mblidhnin informacion lidhur me këtë”, tha Clark.

Tutje, dëshmitari i shtatë i mbrojtjes së Thaçit tha se UÇK nuk kishte komandë dhe as kontroll. Sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një grup i pavarur dhe ishin duke luftuar.

“Ne, gjithmonë themi komandë dhe kontroll sepse komanda është kompetenca-autoriteti por kontrolli është mënyra për të mbikëqyrur atë, për t’u përgjigjur situatës dhe për të udhëzuar atë dhe për të ndjekur hapat. Me aq sa pamë ne, nuk kishte asnjë prej këtyre elementeve. Ne, kishim disa vëzhgues në kufirin në mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe ndonjëherë ata më thonin që mundoheshin që të mbledhshin informacion këtu e kam fjalën për persona që i përkisnin forcave speciale të SHBA….13’38’41 Ishte e qartë që bëhej fjalë për grupe të pavarura të cilin ishin grupe të motivuara, ishin duke luftuar. Ndonjëherë ata kapnin dikë, për shembull; në një pikë ata kapën një rus dhe unë thash që nuk jam i interesuar për këtë gjë. Domethënë me një fjalë nuk kishte mënyra komunikimi, ishin thjesht njerëz të vetorganizuar. Unë nuk kisha asnjë dyshim që Ushtria Serbe ishte e frikësuar prej tyre por nga ana tjetër sa i takon komandës dhe kontrollit ose forcës të koordinuar, asnjëra prej këtyre nuk ekzistonte”, theksoi ai.

Në pyetjen e avokatit, Mishetiq nëse UÇK ka pas kontroll civil, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë tha se nuk ka pas.

“Jo nuk ka pasur”, tha ai.

Ndërsa, në pyetjen se a do të ketë qenë e mundur që UÇK të ketë një zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë dhe që SHBA-të dhe NATO-ja të mos e ketë ditur këtë gjë, Clark e mohoi këtë gjë.

Edhe gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark është duke u shoqëruar në gjykatoren e Hagës nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Terra Gerhersanem.

Në fillim të kësaj seance trupi gjykues njoftoi se mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar urgjentisht ndryshimin e listës së provave materiale. Prokuroria nuk e kishte ndryshuar këtë, për rrjedhojë kërkesa u pranua.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator dëshmoi edhe John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë. Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes.

Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments