11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeCiprasi: Me Zaevin penguam ndikimin turk në Ballkan!

Ciprasi: Me Zaevin penguam ndikimin turk në Ballkan!

Ish-kryeministri grek dhe lideri i SIRIZa, Aleksis Cipras theksoi në një intervistë për televizionin grek “Star” se nëse nuk do të ishte Marrëveshja e Prespës, kufiri verior i vendit të tij tanimë do të ishte një Libi, ku do të kishim prani të vazhdueshme të Turqisë.

Sipas tij, me kalimin e kohës, edhe kritikët e kësaj marrëveshje të arritur me kryeministrin Zoran Zaev tanimë vlerësojnë përfitimet që i ka bërë Greqia.

“Jo vetëm që sollëm vendim që siguron paqe dhe stabilitet në rajon, por sollëm vendim duke krijuar një aleat në kufirin tonë verior, por edhe parandaluam ekspansionin e Turqisë në rajon. Kjo është shumë me rëndësi”, theksoi Cipras.

Ai shtoi se është arritur marrëveshje e sinqertë për çështjet kritike të lidhura me trashëgiminë kulturore, por është ndërprerë edhe tendencat e krijuara qesharake për përvetësimin e kësaj trashëgimie.

https://vecer.mk/makedonija/spored-cipras-zaev-sprechil-tursko-vlijanie-na-balkanot/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments