Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktvendimin e plotë sot duke treguar se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkelur Kushtetutën duke marrë vendim të kufizohet lëvizja e lirshëm e qytetarëve.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta shfuqizon vendimin e Qeverisë Kurti, duke e quajtur vendim anti-kushtetuese që mohon lëvizjen e lirshme të qytetarëve.
Por, ishte viti 2015 kur Kurti po e kundërshtonte ashpër Qeverinë Mustafa, në një video Kurti dëgjohej duke iu referuar Mustafës me një gjuhë ofenduese e tejet të rëndë, shkruan metro.
Kurti thoshte se kush e shkel Kushtetutën e Kosovës është “super-kriminel”.
“Ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel, (vazhdon) nuk ka kriminel sot më të madh nëpër burgje se Mustafa, që e ka shkel Kushtetutën e po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakime e jashtëzakonshme në pleqëri kjo është taksirat i madh”, dëgjohet duke thënë Kurti.Transmeton Insajderi.com, përcjellë Telegrafi.