8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeByrnes: Ndihma e mbledhur me rastin e 11 shtatorit do t’u jepet...

Byrnes: Ndihma e mbledhur me rastin e 11 shtatorit do t’u jepet familjeve të viktimave nga tragjedia e zjarrit në Tetovë

Sot ambasadorja e SHBA-ve në RMV- Katie Marie Byrnes, në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në Nju Jork më 11 shtator 2001, dhuroi gjak. Ambasadorja dhuroi gjak si pjesë e aksionit tradicional, i cili organizohet çdo vit nga ambasada në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Institutin e Transfuziologjisë

“Sot ne kujtojmë viktimat e sulmit terrorist më 11 shtator 2001. Dua të shpreh keqardhjen time për zjarrin që ndodhi javën e kaluar në Qendrën Covid në Tetovë. E gjithë ndihma që do të mblidhet në punkun tonë në Tetovë do t’i dhurohet familjeve të viktimave.” tha Byrnes.

Ambasadorja Byrnes dërgoi mesazh për rëndësinë e vullnetarizmit, duke vënë në dukje se vullnetarët luajnë rol të madh në riparimin e pasojave dhe dëmtimeve të një sulmi terrorist. Po aq të rëndësishëm, siç tha Ambasadorja Brynes, janë zjarrfikësit që patën një verë të vështirë dhe jeta e të cilëve u shpëtua falë sakrificës së tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments