15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeBusti i Skënderbeut vendoset në parkun qendror të Budapestit

Busti i Skënderbeut vendoset në parkun qendror të Budapestit

Në parkun qendror të kryeqytetit hungarez, Budapestit, u vendos sot busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se kjo është dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit.

“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, tha Rama.

Më herët, gjatë vizitës së tij në Hungari më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, panë nga afër vendin ku do të vendoset busti i Skënderbeut, ku ishte vendosur ndërkohë piedestali.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments