6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBullgaria, pa qëndrim për propozimin e Zaevit

Bullgaria, pa qëndrim për propozimin e Zaevit

Një ditë para takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, Bullgaria nuk jep sinjal pozitiv për t’i hapur rrugën Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Megjithatë nga partia e Zaevit thonë se ende kanë shpresë për epilog pozitiv.

Republika e Maqedonisë së Veriut bëri gjithçka që duhej lidhur me integrimin në BE. Ajo që është e rëndësishme është mbështetja ndërkombëtare që këto ditë e marrim nga e gjithë Evropa. Unë shpresoj në përfundim pozitiv, por mbetet nesër më 22 qershor ta dëgjojmë vendimin përfundimtar”- deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Sipas VMRO-DPMNE-së pala bullgare nuk do të lëshojë pe dhe vazhdojnë të akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev për tradhti të mundshme ndaj gjuhës dhe identitetit maqedonas.

 “Nga Bullgaria tashmë porositën se nuk do të ketë fillim të negociatave, nuk do të ketë seancë ndërqeveritare, andaj bie në ujë ajo gënjeshtër se Maqedonia ka marrë datë, se Maqedonia bën hap drejt integrimeve”- pohoi Naum Stoillkovski, VMRO.

Megjithatë, Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, deklaroi se të gjithë janë të përkushtuar për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe shpreson që zgjidhje të ketë sa më shpejtë që është e mundur.

 “I vlerësojmë përpjekjet që të zgjidhen çështjet e pazgjidhura mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme dhe diçka për të cilën bëjmë thirrje deri në hapjen e vetë negociatave. Këtu mund ta përsëris atë që e thotë kryesia e BE-së, shpresojmë që negociatat do të hapen sa më shpejtë që është e mundur”- tha Dejvid Gir, Ambasador i BE-së.

Për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedoninë e Veriut, nesër mund të pësojë edhe Shqipëria. Këtë e bën të ditur ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigji Soreca, i cili për EuroNews Albania deklaroi se vendet anëtare të BE-së kanë për qëllim që këto dy vende ti çojnë përpara bashkërisht dhe gjasat për ti ndarë janë të vogla. Ai ka shtuar se për here të parë për Shqipërinë të gjitha vendet e BE-së mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë por gjasat për ndarjen e saj nga Maqedonia e Veriut janë shumë të vogla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments