11.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani u takua me Blinken: SHBA dhe Maqedonia po hyjnë në...

Bujar Osmani u takua me Blinken: SHBA dhe Maqedonia po hyjnë në një fazë më dinamike të miqësisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar sot se ka pasur një takim me sekretarin amerikan, Anthony Blinken. Shefi i diplomacisë maqedonase sqaroi se shpreh mirënjohje të veçantë për dialogun e shkëlqyer strategjik që po zhvillohet sot në Uashington nën kujdesin e Departamentit të Shtetit.

Nder i veçantë takimi i sotshëm me Sekretarin Shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken

🙏 Falënderim i veçantë për Dialogun e shkëlqyer Strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e Stejt Departamentit

👉 Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë.

👏SHBA-të mbështesin pa mëdyshje integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit.

🤝 Si aleatë të NATO-s i ndajmë principet dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe e dënojmë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës.

🇲🇰#StrategicDialogue🇺🇸

  • .përcjell telegrami.mk
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments