Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar sot se ka pasur një takim me sekretarin amerikan, Anthony Blinken. Shefi i diplomacisë maqedonase sqaroi se shpreh mirënjohje të veçantë për dialogun e shkëlqyer strategjik që po zhvillohet sot në Uashington nën kujdesin e Departamentit të Shtetit.
Nder i veçantë takimi i sotshëm me Sekretarin Shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken
Falënderim i veçantë për Dialogun e shkëlqyer Strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e Stejt Departamentit
Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë.
SHBA-të mbështesin pa mëdyshje integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit.
Si aleatë të NATO-s i ndajmë principet dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe e dënojmë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës.
- .përcjell telegrami.mk