12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Presim deri në tetor të pranohet teksti final i kornizës...

Bujar Osmani: Presim deri në tetor të pranohet teksti final i kornizës negociuese

KE-ja e përfundoi tekstin e kornizës negociuese dhe ia dorëzoi Këshillit të BE-së. Ky është vetëm një projekt version dhe pritja ime është që teksti përfundimtar të pranohet deri në tetor. Është mirë që kjo po ndodh gjatë presidencës gjermane, e cila është një mbështetëse e madhe e rrugës sonë evropiane, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një konferencë për shtyp para Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Bëhet fjalë për projekt version, theksoi Osmani, që është baza, mbi të cilën vendet anëtare do të shprehin pikëpamjet e tyre kombëtare dhe pastaj korniza do të miratohet me konsensus.

“Pastaj pritet të caktohet edhe seanca e përbashkët ndërqeveritare”, tha Osmani.

Osmani sqaroi se me mekanizmat e rinj të procesit të negociatave, shpejtësia dhe progresi do të varen nga vet ne, por edhe se KE-ja do të ketë mekanizëm për të njohur dhe zvogëluar qasjen në fondet e BE-së nëse ekziston një ngërç.

Në fund, Osmani edhe njëherë uroi për suksesin historik.

“Është e qartë se BE-ja, edhe krahas sfidave me korona krizën nuk e ngriu procesin e zgjerimit. Urime deri te Oliver Varhei dhe Ursula fon der Lejen, por edhe deri te presidenca kroate. Jemi në mes të një fushate politike dhe shpresoj që pas 15 korrikut do të kemi një qeveri të qëndrueshme të përkushtuar në rrugën evropiane”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments