Bujar Osmani / Pendarovski do të përcaktojë mënyrën ligjore për anulimin e zgjedhjeve

166

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani pas takimit të sotëm në kabinetin e presidenti Stevo Pendarovski, njoftoi se të gjithë partitë politike janë dakurduar se duhet të shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Osmani theksoi se presidenti Pendarovski në konsultim me ekspertët juridikë do të përcaktojë mënyrën ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet presidenti së bashku me ekspertët të vendosë në orët dhe ditët në vazhdim.”-tha mes tjerash Osmani.

Osmani theksoi se theksoi se takimet e liderëve mundet të vazhdojnë ditëve në vijim pasi presidenti Pendarovski të konsultohet me kreun e Kuvendit dhe ekspertët juridikë.Loading…