17.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Ndërhyrja shtetërore e Serbisë në veri të Kosovës e pamundëson...

Bujar Osmani: Ndërhyrja shtetërore e Serbisë në veri të Kosovës e pamundëson pjesëmarrjen e Maqedonisë në Ballkanin e hapur

Serbia duhet të bëjë përpjekje dhe të dëshmojë se nuk është e përfshirë në ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në emisionin “Top Tema” në Telma.

“Ishte një ide e qëllimmirë (Ballkani i hapur). Megjithatë, mendoj se pas ngjarjeve të 24 shtatorit, Serbia duhet të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje. Sepse, nëse ka ndërhyrje shtetërore, vërtetë e bën të pamundur pjesëmarrjen tonë dhe shtetet e tjera në rajon. Ideja e Ballkanit të hapur ishte pajtim. Nëse dëshmohet se më 24 shtator kishte ndërhyrje shtetërore, mendoj se duhet ta rishikojmë pjesëmarrjen tonë”, ishte decid ministri Osmani në pyetjen gazetareske se a do të vazhdojë Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e iniciativës rajonale Ballkani i hapur.Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments