-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani, mysafir i vetëftuar në Antikorrupsion

Bujar Osmani, mysafir i vetëftuar në Antikorrupsion

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, është vet ftuar në Komisionin Antikorrupsion për të diskutuar rreth strategjisë kombëtare kundër korrupsionit. Megjithëse Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është organ i pavarur dhe i përgjigjet vetëm Parlamentit, në mbledhjen e sotme kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska tha se Zëvendëskryeministri Osmani kishte kërkuar nga zyrtarët e Antikorrupsionit të shpjegojnë se si kanë punuar për muajt e fundit. Ai gjithashtu ishte i interesuar nëse ata janë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme dhe si do t’i tejkalojnë problemet materiale dhe teknike.

Me kërkesë të kujt u mbajt takimi i sotëm?

Me kërkesë të zv/kryeministrit”- u përgjigj  Ivanovska.

Disi, institucion i pavarur, që përgjigjet vetëm para Kuvendit…Përse pranoni takim me përfaqësues të Qeverisë, respektivisht me zv/kryeministër?

Po do të thotë… Bëhet fjalë për çështje që është në interes të shtetit… Do të thotë çështja ishte për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit. Kjo është çështje në interes të të gjithë shtetit. Mendoj se këtu nuk duhet të vendosim kufij të tillë, por duhet që të gjithë, si një, të marrim pjesë në mbrojtjen e integritetit shtetëror dhe të tregojmë  gatishmërinë e shtetit tonë…Që jemi të gatshëm të luftojmë këtë të keqe në shoqëri”- theksoi Ivanovska.

Osmani, nga ana tjetër takimin e sotëm nuk e sheh si presion ndaj zyrtarëve të Antikorrupsionit. Ai vlerëson se sukseset e Komisionit në luftën kundër korrupsionit janë sukseset e shtetit që i ka paraqitur para Bashkimit Evropian. Për të justifikuar pse shkoi sot në organin antikorrupsion, Osmani thotë se është takuar rregullisht edhe me prokurorinë dhe gjyqësorin. Zyrtarët e antikorrupsionit u ankuan për kushtet e punës dhe theksuan se gjatë gjithë vitit i kanë pritur hapësirat e premtuara, në mënyrë që të funksionojnë siç duhet.I

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments