BallinaLajmeViktor Buzhala/Vuçiq do me na ndalë 400 milionë m3 ujë nga Serbia,...

Viktor Buzhala/Vuçiq do me na ndalë 400 milionë m3 ujë nga Serbia, ndërsa po harron që ne mund t’ia ndalim Serbisë 1.2 miliardë m3 ujë në vit

Vuçiqi paska angazhuar ekspertë për të parë mundësinë që Serbia t’ia ndryshojë rrjedhën Ibrit dhe ta lërë Kosovën pa ujin që sot përfundon në Ujman.

Nëse Serbia vendos të hapë këtë lojë, atëherë duhet ta dijë një fakt shumë të thjeshtë: veç Ibri rrjedh nga Serbia drejt Kosovës. Në drejtimin e kundërt rrjedh shumë më tepër ujë.

Nga Serbia drejt Kosovës, përmes Ibrit, hyjnë mesatarisht rreth 350–440 milionë metra kub ujë në vit.

Por nga Kosova drejt Serbisë dalin rreth 1.2–1.25 miliardë metra kub ujë në vit.

Vetëm Ibri, pasi kalon Kosovën, merr Sitnicën dhe lumenjtë e përrenjtë e tjerë, i çon Serbisë rreth 950–970 milionë metra kub ujë në vit. Morava e Binçës ia shton edhe rreth 280 milionë metra kub në vit.

Pra llogaria është elementare.

Na i devijoni 350–440 milionë metra kub që hyjnë nga Serbia? Kosova ka mbi 1.2 miliardë metra kub ujë që rrjedhin nga territori i saj drejt Serbisë.

Dhe këtu Serbia mund ta ketë problemin shumë më të madh.

Ibri pasi del nga Kosova shkon drejt Rashkës. Uji arrin atje natyrshëm, me gravitet. Nëse Serbia krijon precedentin që një shtet upstream mund t’ia devijojë ujin fqinjit downstream, atëherë duhet ta bëjë llogarinë se edhe vetë ndodhet downstream ndaj Kosovës.

Kosova ndërkohë ka alternativa.
Një nga arsyet kryesore pse Ujmani është strategjik është furnizimi i KEK-ut. Por Kosovës A dhe B, edhe në skenarin e kërkesës së lartë që kemi analizuar, u duhen rreth 22 milionë metra kub ujë në vit.

Një sistem alternativ i projektuar për 1 m³/s do të siguronte rreth 31.5 milionë metra kub në vit, duke krijuar edhe rezervë.

Vetëm Sitnica bart në rendin e 400 milionë metrave kub ujë në vit.

Pra për ta siguruar KEK-un do të mjaftonte më pak se një e dhjeta e prurjes mesatare të Sitnicës. Uji mund të merret, trajtohet dhe pompohet drejt një rezervuari pranë KEK-ut ose drejtpërdrejt në sistemin industrial.

Alternativa tjetër është Batllava, e ndërtuar fillimisht pikërisht për nevojat e termocentraleve. Mund të studiohet edhe furnizimi shtesë i Batllavës nga sistemi i Llapit.

Këto janë projekte shumë më të vogla sesa tentativa për të zëvendësuar gjithë sistemin e Ibrit.

Prandaj Serbia duhet ta dijë se kërcënimi me ujë është lojë me dy porta.

Na e ndalni ujin që vjen nga territori juaj, ekziston mundësia fizike që edhe Kosova ta mbajë ujin që krijohet në territorin e saj.

Dallimi është te shifrat: 350–440 milionë m³/vit vijnë nga Serbia drejt Kosovës.
Rreth 1.25 miliardë m³/vit shkojnë nga Kosova drejt Serbisë.

Ndërsa Kosovës për ta krijuar një alternativë të fuqishme ujore për KEK-un i duhen vetëm rreth 22–32 milionë m³ në vit.

Nëse Beogradi dëshiron ta shndërrojë ujin në instrument presioni, atëherë duhet ta lexojë mirë hartën para se ta hapë këtë precedent.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments